Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj

E publikuar: 02/07/2024 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 65-vjeçar është raportuar se është gjetur pa shenja jete në një nga motelët në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Siç shkruan Sinjali ai u gjet i vdekur në dhomën ku kishte qëndruar bashkë me një 27-vjeçare, derisa shkaktari i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, thuhet se tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe Prokurorinë e Prishtinës, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.