Gjakovë, shtëpitë e braktisura mbi 6 muaj, do t’i merr komuna

03.04.2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjakovë, shtëpitë e braktisura mbi 6 muaj, do t’i merr komuna

Bordi i Drejtorëve në komunën e Gjakovës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të udhëhequr nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila, në të cilën është krijuar Komisioni për përdorimin e katalogut të vendeve të punës në shërbimin civil dhe metodologjinë për standardizimin e vendeve të punës në administratën komunale, që është kërkuar nga Armend Vokshi, drejtor i Drejtorisë së Administratës.
Ky komision do të udhëhiqet nga kryetarja Kusari-Lila dhe do të ketë edhe përfaqësues nga Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.

Drejtori i Administratës, Armend Vokshi, ka dhënë informacionet rreth shpërnguljes së shtëpive nga komuniteti rom-ashkali dhe egjiptian (RAE) në lagjen “Ali Ibra”, duke kërkuar të bëhet verifikimi i shtëpive të braktisura dhe në sajë të afatit ligjor kohor, shtëpitë që nuk shfrytëzohen brenda 6 muajve, atëherë të njëjtat do të merren në shfrytëzim nga komuna dhe do t’iu jepen në shfrytëzim të pastrehëve.

Këto shtëpi janë ndërtuar nga Caritasi Zviceran dhe tokën e kishte ofruar Komuna e Gjakovës, raporton KosovaPress.

Edhe kërkesa e drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Teki Shala, ka arritur në përfundim pozitiv për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2014 në buxhetin e vitit 2015.

Xhelal Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka raportuar mbi implementimin e ligjit për sistemimin e adresave si dhe ka kërkuar përcaktimin e mënyrës së buxhetimit të vendosjes së tabelave me emërtim dhe numra të njësive.

Me propozim të kryetares Kusari – Lila, është arritur në përfundim që deri nga mesi i javës tjetër të jetë i gatshëm një projekt dhe në gjuhën angleze, dhe i njëjti t’iu dërgohet donatorëve për mbështetje financiare, pasi implementimi i këtij ligji është i ndërlidhur në mënyrë direkte edhe me procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë