Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit

E publikuar: 23/05/2022 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Kombëtarës së Kosovës Alain Giresse, e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit.

Dardanët në muajin qershor do t’i luajnë tri ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ekipi i Giresse bën pjesë në grupin e 2-të të Ligës C së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshja e parë do të luhet më 2 qershor kundër Qipros, më 5 qershor kundër Greqisë në Prishtinë, po në Prishtinë ndeshjen do ta ketë edhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor.

E ndeshjen e kthimit kundër Greqisë, Kosova do ta zhvillojë më 12 qershor.