Getafe-Barcelona: Formacionet zyrtare, Dembele dhe Vidal nga fillimi

E publikuar: 06/01/2019 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dëshiron të fitojë vitin 2019 me fitore në La Liga, që kjo të ndodh skuadra katalunase duhet të fitojë ndaj Gatafes.

Barça është favorit dhe në rast të fitores do të ishte ndeshja e pestë radhazi që skuadra e Ernesto Valverde arrin ta fitojë.

Nga minuta e parë në sulm do të luajë Ousmane Dembele, ndërsa në mesfushë Arturo Vidal. Formacionet zyrtare:

Getafe: David Soria; Damian, Djene, Cabrera, Antunes; Portillo, Maksimovic, Arambarri, Foulquier; Mata, Angel.

Barcelona: Ter Stegen; S. Roberto, Pique, Lenglet, J. Alba; Rakitic, Arthur, Vidal; Messi, Luis Suarez, Dembele.

Në vendin e parë në La Liga është Barça me 37 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi, kurse Getafe renditet në vendin e shtatë me 25 pikë. /Telegrafi/