Gërvalla uron për Ditën e Çlirimit, përmend ushtarët e NATO’s, KFOR’in, jo edhe UÇK’në

E publikuar: 12/06/2022 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka kujtuar përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës me një status në rrjetin social Facebook ku i përmend të gjithë përveç Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ministrja e fillon shkrimin duke i uruar shqiptarëve ditën e çlirimit të tyre dhe vazhdon tutje duke e quajtur mrekulli atë që ka ndodhur.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

Ambasadori rus i tregon Vuçiqit pse u anulua vizita e Lavrovit në Beograd …
“Të gjithë shqiptarëve anembanë, urime dita e çlirimit të Kosovës. Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vet Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shkruan ajo.

Gjithsesi, sic është zakoni i një pjese të vogël të klasës politikane kur vjen puna tek komentimi i datave historike, ajo përmend luftën, NATO-n dhe edhe KFOR-in, por nuk e përmend UÇK-në.

“Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar. Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm. 12 qershori duhet të na përkujtojë gjithmonë se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Republikës së Kosovës”, shtoi ajo. Gërvalla në të kaluarën ka pasur edhe deklarata kundër krerëve të UÇK-së si dhe në një intervistë kishte deklaruar se ka mbledhur dokumente të cilat do t’i dorëzonte në cilëndo gjykatë që do të formohej për gjykimin e luftës së UÇK-së. Po ashtu, ajo nuk kishte lejuar rivarrimin e trupit të babait të saj, Jusuf Gërvalla, nga trupat e TMK-së./ Gazeta Express/