Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Gërvalla bën të ditur se me Berset ka diskutuar mbi arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
“Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, shkroi ministrja.