Lajmet

Geci: Vetëvendosje e ka qitë në pazar postin e Kryeparlamentarit që u takon me Kushtetutë, pazarxhitë

07.08.2026 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Geci: Vetëvendosje e ka qitë në pazar postin e Kryeparlamentarit që u takon me Kushtetutë, pazarxhitë
Gani Geci nga LDK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka vu në pazar postin e kryeparlamentarit pavarësisht se iu takon me Kushtetutë.

Geci ka publikuar edhe disa nene të Kushtetutës që flasin për këtë çështje.

Ndërkohë, Geci thotë se Presidenti është post që nuk i takon ekskluzivisht partisë fituese.

“Në njërën anë, LVV po thotë se me ne nuk ka pazare, ndërsa në anën tjetër kanë qit në pazar postin e kryetarit të Kuvendit, ku për këtë post e kanë të drejtën absolute kushtetuese që LVV ta propozojë kryetarin e Kuvendit”.

Postimi i plotë:

PAZARGJIT

PO E SHESIM KRYETARIN E KUVENDIT PER POSTIN E PRESIDENTIT!

LVV E KA QIT NE PAZAR KRYETARIN E KUVENDIT NJI POST KUSHTETUES QE I TAKON EKSKLUZIVISHT LVV SI GRUP MA I MADH PARLAMENTAR.

Ja çfarë shkruan në Kushtetutë për postin e kryetarit të Kuvendit dhe postin e Presidentit.

Për kryetarin e kuvendit ( Neni 67):

  • Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar.

E drejt ekskluzive e LVV.

  • Zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Për Presidentin (Neni 83):

  • Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.

Pra posti i Presidentit është post unifikues kushtetues dhe nuk i takon ekskluzivisht partisë fituese.

Ja si zgjidhet presidenti ne bazë te kushtetutes.

Presidenti i Kosovës zgjidhet :

Nenit 86 të Kushtetutës:

  • Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë.
  • Një kandidat duhet të sigurojë të paktën 30 nënshkrime deputetësh për t’u nominuar.
  • Në dy raundet e para, kandidati duhet të marrë ose te jen prezentë dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 nga 120 deputetë.
  • Nëse askush nuk i merr 80 vota në dy votimet e para, mbahet një votim i tretë mes dy kandidatëve më të votuar.
  • Në votimin e tretë mjafton shumica e votave të të gjithë deputetëve, pra të paktën 61 vota.

Ja si shkon vendi në zgjedhje;

  • NËSE AS NË VOTIMIN E TRETË NUK ZGJIDHET PRESIDENTI KUVENDI SHPERNDAHET DHE SHPALLEN ZGJEDHJET E REJA ,TË CILAT DUHET TË MBAHEN MBRENDA 45 DITËVE .

Në njërën anë, LVV po thotë se me ne nuk ka pazare, ndërsa në anën tjetër kanë qit në pazar postin e kryetarit të Kuvendit, ku për këtë post e kanë të drejtën absolute kushtetuese që LVV ta propozojë kryetarin e Kuvendit.

Pasi që LVV veç ka hyrë në pazare, ku me par thoshte se nuk bën pazare,

por ne ket pazar po don me shit postin e kryetarit të Kuvendit me te drejt ekskluzive për me ble postin e Presidentit pa të drejt eksluzive kushtetuese.

Tani, me qe në Kushtetutë shkruan se kryetarin e Kuvendit e propozon partia që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend.

Poashtu në Kushtetutë shkruan se posti i Presidentit është post unifikues dhe, kur ti po e shet postin që ekskluzivisht të takon ty dhe me këtë pazar po don me ble postin që është unifikues, jep me kuptu se ky njeri po don me ba diktaturë, po don me kan një mini Putin në Kosovën e vogël që si Putini njëherë me zgjedh Medvedevin kryeministër, tani me zgjedh President, e tani me i ndërru pozitat me Medvedevin.

Pra, Albin Kurti qenka një pazargji si krejt ata para tij, por vetem po kërkon pazar ma të mirë për veten e vet.

Tani me kët pazar , a nuk është e vërtetë që LVV ka me u çu dhe me propozu për kryetar të Kuvendit një deputet të një partie që i ka humbur zgjedhjet? Sigurisht që po!

Pra, tu pas parasysh që LVV ka hyrë në pazar, mos e çoni vendin në zgjedhje, sepse vendin në zgjedhje po e çoni për shkak të një pazari më të madh, jo për shkak të parimeve që i ka LVV, kinse nuk bën pazar.

Me vetë faktin që LVV ka të drejt ta propozoj kryetarin e Kuvendit dhe me pazar po e shet kryetarin e kuvendit në ker rast tek LDK , ku pastaj LDK bazuar ne ketë pazar me prezencën e saj në sallë me ia mundesu LVV me zgjedhë Presidentin e tyre.

A eshtë pazar kjo pun a jo?

Dhe kur hyn në pazar, edhe të tjerët kanë të drejtë që në këtë pazar të kërkojnë pazar më të madh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Maliqi i drejtohet Kurtit: Babë, ti je material për Oscar

Maliqi i drejtohet Kurtit: Babë, ti je material për Oscar

Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse

Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse

Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Hamza pas dështimit të seancës: Lista Serbe dhe LVV po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Hamza pas dështimit të seancës: Lista Serbe dhe LVV po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Osmani s’e voton Simiqin për nënkryetar: Dihen arsyet pse

Osmani s’e voton Simiqin për nënkryetar: Dihen arsyet pse

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim