Lajmet

Gecaj: Vetëvendosje i shkelë të gjitha vijat e kuqe vetëm për pushtet

26.03.2016 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj: Vetëvendosje i shkelë të gjitha vijat e kuqe vetëm për pushtet

Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bëjë gjithçka vetëm për pushtet.

“Pra, këta anarkistë kokëfortë, deri më tani kanë provuar se mund të bëjnë shumë të pabëra, pa as më të voglin hezitim se po i shkelin të gjitha vijat e kuqe të kornizës demokratike, vetëm e vetëm për të arritur në pushtete”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ky është shkrimi i plotë i Gecajt në Facebook:

E dëshpëruar pandalshëm se nuk po mund ta marr pushtetin, përkundër metodave dhe mjeteve plotësisht të papranueshme, Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) fillimisht ju drejtua dy partive opozitare për ndihmë. Përgjigja e partive opozitare ishte pozitive, edhe pse bashkimi dhe veprimi në një tërësi kërkonte nga ato të “dilnin nga lëkura” e tyre, e që nënkuptonte përqafimin e mjeteve dhe metodave të dhunshme të cilat në parim ishin të huaja deri atëherë për natyrën dhe punën e këtyre dy subjekte.

Të ngazëllyer, por pa mbulesë, se si subjekt politik po e bëjnë punën mirë, kërkuan ndihmë nga qytetarët e Kosovës, që ata me protesta ta përkrahin aktivitetin dhe qasjen e tyre, por numrat asnjëherë nuk ishin të mjaftueshëm që të shkaktonin ndonjë “tërmet” të vërtete politik.

Të zhgënjyer se nuk po ju ecën puna si duhet, duke e arsyetuar vetveten se nuk po kuptohen drejtë, por pa urtinë për të reflektuar se mos ndoshta po veprojnë shtrembët, ata madje ju drejtuan edhe deputetëve të koalicionit qeverisës, posaçërisht atyre të LDK-së, me shpresën se do të gjejnë bashkëpunëtor për kauzën e tyre, për ta pësuar gjithashtu zhgënjimin e radhës.

Për më keq, prej sëkëlldisë se po dobësohen nga përçarja, para disa ditësh ishim dëshmitar të një fenomeni bezdisesh e shumë të mbrapsht, kur lidershipi i LAV kërkoi ndihmë edhe aty ku nuk e lejon e moralshmja në politikë e as politika si etikë – kërkuan ndihmë nga fëmijët e shkollave të mesme.

Po në këtë vazhdë, dhe krejt në fund, ftojnë që qëllimeve të tyre finale tu bashkohet edhe “shoqëria civile“, sado që atë shpesh e pajustifikueshëm, dhe më shpesh edhe kutrum, e kanë shpallur destruktive, të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën.

Pra, këta anarkistë kokëfortë, deri më tani kanë provuar se mund të bëjnë shumë të pabëra, pa as më të voglin hezitim se po i shkelin të gjitha vijat e kuqe të kornizës demokratike, vetëm e vetëm për të arritur në pushtete.

Do të ishte mirë sikur t’i vendosin gishtin kokës e më në fund t’i kthehen metodave të dëshmuara normale opozitare, pra metodave të cilat përdoren nga opozita e vendeve të familjes demokratike. Që si të tillë ta luajnë rolin e tyre shumë të rëndësishëm opozitar, dhe në këtë mënyrë edhe t’i mundësojnë Qeverisë së Kosovës ta korrigjojë veten aty ku ka hapësirë përmirësimi. Të shpresojmë se indikacionet e këtyre ditëve do të jenë thirrje për reflektim, e për rrjedhojë do të rezultojnë në kthimin e opozitës në Kuvend dhe në aktivitetet normale për të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës se Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente