Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se personi i arrestuar për djegien e veturës së gruas së tij, është aktivist i Vetëvendosjes. Ai ka deklaruar se tashmë pret vendimin e gjykatës për këtë person
Bajram Gecaj ka folur edhe për Demarkacionin për ç’gjë ka deklaruar se janë duke mbajtur takime me ekspertë për të qartësuar këtë çështje. Ai ka shtuar se ka deputetë të LDK-së që po hezitojnë ta votojnë Demarkacionin.
Gecaj ka përsëritur se edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se dokumentet qysh nga vitit 1940, e përcaktojnë vijën kufitare sipas Marrëveshjes së nënshkruar.
Gecaj ka demantuar edhe Listën Serbe të cilët kanë thënë se nuk kanë pas takime për Demarkacionin.
Gecaj ka komentuar deklaratën e fundit të ish-liderit të VV-së, Albin Kurtit, i cili përmendi luftën.
“Kurti me atë deklarate ka ndjellë luftë, dhe nëse është i përgjegjshëm duhet me i kerkua falje popullit dhe Malit te Zi, si shtet mik që e kemi”, ka thane Gecaj, duke shtuar se, me 500 veta nuk ka luftë, t’u iu referuar njerëzve që, sipas tij, kanë dalë në protesta të thirrura nga VV.
Gecaj i ka quajt ‘rrugaçë’ ata që bëjnë thirrje se nëse vijnë në pushtet kanë me i ngreh ‘zhag’ njerëzit, megjithëse ai thotë se ata kurrë s’kanë me fitua pushtetin.
“E keqja ma e madhe e këtij vendi është Vetëvendosja, dhe këta nëse marrin pushtetin instalojnë diktaturë dhe janë të rrezikshëm”, ka deklaruar Gecaj në rrokum tv.
https://youtu.be/vtH9QxWzFQQ