Gecaj: Në VLAN ishte diskutuar djegia e Gjykatës Kushtetuese, e ndali LDK-ja

01.10.2015 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj: Në VLAN ishte diskutuar djegia e Gjykatës Kushtetuese, e ndali LDK-ja

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar deklaratën e Albin Kurtin, kur kishte thënë se “ata të PDK-së janë hajna të ligës së parë, e të tjerët janë të ligës së dytë”.

Në Interaktiv të KTV-së, Gecaj ka thënë tash me këta të ligës së dytë, Vetëvendosje po do anarki.

Aty, Gecaj ka kujtuar edhe një detaj, në kohën kur partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me Vetëvendosjen, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën ishin “bllokuar” në VLAN. Por Gjykata Kushtetuese kishte deklaruar se ky koalicion nuk mund ta marrë pushtetin.

“Në atë kohë, në tavolinë ka dalë propozimi ‘të kapen stupcat’ e të digjet Gjykata Kushtetuese. LDK nuk e lejoji një gjë të tillë”, ka thënë Gecaj. Ai nuk është përgjigjur prerë nëse ky propozim ka ardhur nga Vetëvendosje.

Megjithatë Gecaj më tej ka thënë se gjithçka tash në bllokun opozitar orkestrohet nga Vetëvendosje, dhe se po habitet me partinë e Ramush Haradinajt e atë të Fatmir Limajt që po i bashkohen kësaj.

Gecaj ka folur edhe për hedhjen e vezëve në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e opozitës, kur ai po provonte të raportonte për Marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë.

“Është e turpshme. Në botë politikanët gjuhen me ve, por ndoshta nga qytetarët apo nga shoqëria civile, e jo nga deputetët”, ka thënë Gecaj.

Ai ka thënë se edhe partitë në pushtet do të mund të ftonin simpatizantë para Kuvendit, dhe kësisoj të shkaktohej anarki, e kaos.

“Vetëvendosja, ju e dini që nuk e njohin Republikën e Kosovës, e tash po dalin në mbrojtje të kësaj republike. Pra nuk e njohin republikën e Kosovës.
“Unë besoj që edhe ata që kanë dhënë jetën për këtë ditë, e kanë ditur që në të ardhmen do të jemi dy shtete dhe do të kemi flamurin tonë”, ka thënë Gecaj.

Kur ka folur për peticionin, Gecaj ka thënë se “në çështjen e nënshkrimeve që po bëhen, është keqpërdorim i ndjenjave nacionale”.

“Vetëm kur u thuhet se kjo marrëveshje sjell Serbinë në Kosovë, ajo nënshkruhet. I sigurojmë të gjithë ata që kanë nënshkruar se Bosnjëzimi i Kosovës nuk do të ndodhë”, ka thënë Gecaj, përcjell koha.net. “Tërheqja e nënshkrimit nuk ndodhë kurrë, ne kemi negociuar, kjo s’ka ndodhur brenda nate. Personalisht kam qenë disa herë në Bruksel dhe kemi punuar ndonjëherë deri në mëngjes pa gjumë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se edhe deklarata e Jabllanoviqit është përdorur qëllimisht për të keq, jo pse ka qenë shumë për t’u kundërshtuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%