Gecaj: Ju lumtë LDK-ista

28.02.2016 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj: Ju lumtë LDK-ista

Zëvendësministri në MAPL, Bajram Gecaj ka thënë se votimi i Hashim Thaçit për president, ka qenë e paraparë në marrëveshje politike dhe LDK-ja e ka respektuar atë sepse sipas tij “është parti shtetformuese”.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka uruar LDK-në dhe ka thënë se zhurma që është krijuar lidhur me zgjedhjen e Thaçit president, është jashtë logjikës së veprimit pragmatik dhe hierarkisë partiake si premisë e punës ekipore.

Postimi i plotë:

U lumtë LDK-ista — rikomfirmuat traditën tuaj shtetformuese

Kohëve të fundit kemi qenë dëshmitar se, në përpjekje e sipër për ta zgjedhur z. Thaçi Kryetar të Kosovës, e cila përpjekje buronte nga marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës, është krijuar një diskurs politik jo vetëm përbrenda LDK-së, me ç’rast disa pjesëtar dhe aktivist të saj u munduan ta patronizonin zhurmshëm të drejtën e shprehjes së mendimit në emër të partisë, dhe ofruan ‘drejtësinë e tyre’ si alternativ të re, edhe pse të ngurtë dhe të ngushtë klanore dhe gjithsesi jashtë logjikës së veprimit pragmatik dhe hierarkisë partiake si premisë e punës ekipore. Me këtë rast u akuzuan shumë, dhe vazhdimisht deputetët e LDK-së, se po tradhtojnë kauzën dhe parimet, sepse po duan ta votojnë dhe bëjnë Kryetar kundërshtarin e tyre më të madh politik. U rreshtuan bashkë dhe u konsoliduan shpejt “trima/resha, patriotë/te, e parimorë/re”, dhe u munduan pandalshëm që, me pak punë të përfitojnë shumë, pa e çarë kokën se po ndjellin përçarje zhgënjyese partiake, në kohën kur përqendrimi në punë dhe uniteti po bëhej parakusht për ta ridëshmuar para të gjithëve efikasitetin dhe qeverisjen e bërë nga kuadrot e LDK-së në këtë koalicion qeveritar. Ky diskurs dhe ky koncept, me këta njerëz të cilët inatin e kishin më ta madh se logjikën, pretendohej të bëhet ofertë e re politike, dhe shumë shpejt u përgdhel dhe u ndihmua nga kundërshtarët më të përkushtuar e më të dëshmuar të LDK-së. Pjesëtarë jo parimorë të disa OJQ-ve, aktivistë jo paqësorë por të dhunshëm opozitar, ca media jo të pavarura por me prirje manipulative, të gjithë të prirë nga inate të vjetra dhe qëllime të reja, ju bashkuan këtij diskursi, me synim të vetëm, shkatërrimin e LDK-së. Por moralit të tyre politik ju mungonte pragmatizmi. Ata donin të mbërrinin në pushtet duke shkelur mbi gërmadhat e LDK-së. Sa më shumë gërmadha që do të krijonin përbrenda LDK-së aq më lehtë do të arrinin synimet e tyre. Atyre ju mjegullua arsyeja dhe harruan se LDK, edhe pse doli e dyta në zgjedhjet e fundit, ne udhëheqim qeverinë, dhe, për herë të parë në periudhën e pasluftës, mbajmë postin e kryeministrit të vendit, e që në demokracitë parlamentare është vërtetë pozita më e rëndësishme shtetërore. Ata nuk deshën t’ia dinë se krejt ky projekt i LDK-së për President të Republikës ishte një marrëveshje politike e menduar me kujdes dhe pragmatizëm, të cilën deputetët me vetëdije të lartë politike, moral dhe guxim individual, si dhe me përgjegjësi shtetërore e respektuan edhe kur morën pjesë në votimin për President. Të gjithë duhet ta kuptojnë se në bazë të një vendimi më të hershëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, deputetët kishin edhe obligim ligjor e kushtetues të ishin në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës; kjo, gjithashtu, edhe pasi që elektorati i tyre i kishte votuar ata të marrin pjesë e jo të bojkotojnë punimet parlamentare. Secili deputet i Republikës në një mënyrë është edhe lider në vete, pasi që për këtë kanë marrë votën e popullit, dhe, si të tillë, nga ata, të veshur me këtë mision, pritet të udhëheqin popullin, e jo të qëndrojnë në “bishtin” e tij dhe të ngjarjeve. Pra, deputetët kanë obligim të identifikojnë interesin shtetërorë, dhe në harmoni me te të ndërmarrin edhe hapa dhe vendime të vështira. Jemi parti me histori të gjatë, të bujshme e krenare, dhe aty gjejmë edhe shembullin se si deputetët e LDK-së kanë votuar kryeministra të PDK-së e të AAK-së edhe në epokën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, pra, në kohën kur LDK siguronte edhe deri në 47 deputetë. Gjithashtu vlen të përmendet se kjo që ndodhi rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës nuk është presedan, jo. Në vitin 2001 deputetët e PDK-së kishin votuar Dr. Ibrahim Rugovën President të Republikës. Shumica e tyre kishin atëherë mendime, por edhe bindje ndër më ekstremet negative për karakterin dhe personalitetin e tij. Megjithatë ata kishin votuar pro sepse kishin marrë një obligim të tillë nga një marrëveshje politike, dhe kështu kishin respektuar unitetin e tyre partiak dhe hierarkinë në veprime e synime. Ngjashëm kësaj radhe bënë edhe deputetët e LDK-së, pasi që edhe ata kishin tani një marrëveshje politike të cilën e respektuan. Dhe bënë shumë mirë, sepse falë kësaj qasjeje, e përshëndetur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar, falë këtij pragmatizmi LDK-istë që e kemi në traditën tonë partiake, LDK përfitoj dhe krijoj premisa të reja dhe të mira për të përfituar edhe më shumë si parti, por edhe për të hapur mundësi të reja që të gjithë qytetarët e Kosovës të gëzojnë të mira nga qeverisja e saj, dhe institucionet të vazhdojnë punën rreth shtetndërtimit dhe demokratizimit. Ç’do të ndodhte po të mos votonin: do të shpërbëhej koalicioni qeverisës; vendi do të shkonte me automatizëm në zgjedhje; do të ngadhënjente përfundimisht kauza e dhunshme e opozitës; do të dobësohej LDK si kurrë më parë; dhe vendi do të futej në një kaos të vërtetë e do të përjetonte zgjedhjet nga më të dhunshme te pasluftës, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e një konfrontimi serioz ndërqytetarë. Prandaj, unë përgëzoi të gjithë deputetët e LDK-së të cilët e ndihmuan këtë proces, përgëzoi pjekurinë dhe guximin e tyre politik e shtetëror, dhe i siguroj që vepruan ashtu si u ka hije dhe si u kërkohet si politikan të pjekur e të ndërgjegjshëm. Ndërsa, dënoj gjithë atë gjuhë primitive e denigruese si dhe tentimet për linqim publik që u bëhet deputetëve për interesa të pastra politike të disa partive, grupimeve apo individëve të caktuar, të cilët nuk shohin më tutje se hunda e tyre.

U lumtë shtetformues LDK-ista.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar