Gecaj ironizon me Visar Ymerin: Ke hequr dorë nga dhuna?

E publikuar: 05/09/2016 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka ironizuar me deklaratën e kreut të VV-së Visar Ymerit se.. “Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”.

Ky është postimi i Bajram Gecajt: 

MREKULLI apo DEMAGOGJI

Visar Ymeri: Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”. Vallë a është kjo mrekullia e tretë e tani Shën Terezës? A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë nga dhuna? Kjo duhet të ishte ashtu poqese ai tani e tutje do të “shikoj si ajo”! Apo ndoshta kjo është njëra në radhën e deklarimeve të tija demagogjike!