Gazetarja maqedonase ‘bombardon’ Gruevskin para Sekretarit Gjeneral të NATO-s

E publikuar: 11/03/2015 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja Svetlana Jovanovksa e portalit Nova TV i hodhi bombë Gruevskit në mes të Brukselit në selinë e NATO-s. Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit me skandaline përgjimeve dhe versionin e VMRO-DPMNE-së dhe të vetë kryeministrit Gruevski se një shërbim sekret i një shteti të huaj dëshiron destabilizimin dhe rrëzimin e qeverisë së Gruevskit, gazetarja e pyeti Gruevskin nëse ka shfrytëzuar mundësinë gjatë takimit me Sekretarin e NATO-s për ta pyetur se cili është shtet i cili e ka spiunuar Maqedoninë dhe a do të kërkoj nga NATO që të ndaloj këtë vend për të mos e spiunuar Maqedoninë dhe për ta mbrojtur nga sulmet e tilla të ngjashme?!

Gruevski i zënë ngusht nga pyetja serioze u përgjigj në mënyrë diplomatike se ka kërkuar nga sekretari i NATO-s që të zhvillohet një investigim objektiv dhe i gjërë i skandalit të përgjimeve në vend./klan.mk