Gazetari gjerman me ironi ia përkujton Ukrainës e Moldavisë “vuajtjet” e Kosovës për anëtarësim në BE

E publikuar: 17/06/2022 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjalë të bukura dhe pa kuptim e substancë. Kështu e ka përshkruar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian gazetari i F.A.Z-it gjerman, Michael Martens.

Ai, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ku metaforikisht, në emër të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë i uron mirëseardhje Ukrainës dhe Moldavisë në, siç e quan ai, “botën tonë”.

“I dashur Kiev, i dashur Kishinev! Mirë se vini në botën tonë. Mirë se vini në një proces që është plot me fjalë të bukura, por pa asnjë substancë dhe kuptim prej vitesh tani. Sinqerisht, i juaji Beograd, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Tirana*”, ka shkruar Martens.

“(*Ankaraja është larguar nga grupi, por ju thotë përshëndetje)”, përfundon postimi i tij.

Deklarimet e tij vijnë pas aspiratave të Ukrainës e Moldavisë për anëtarësim në BE, proces ky që kërkon angazhim e periudhë afatgjatë.

Nga mbarë shtetet e rajonit, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dy shtete që nuk kanë fituar ende statusin kandidat për anëtarësim në unionin evropian. /Lajmi.net/