Gashi: Pa zgjidhje, bizneset do të detyrohen t’i mbyllin fabrikat dhe punëtorët t’i çojnë para qeverisë

E publikuar: 02/06/2025 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, z.Hyzer Gashi, ka deklaruar se qeveria sikur po don ta hedhë “pataten e nxehtë” te bizneset, shkruan infosot.com

Gashi ka thënë se nëse bizneset s’mund të gjejnë zgjidhje, atëherë do t’i mbyllin fabrikat.

“Nëse qeveria s’ju jep dot energji dhe bizneset s’mund të gjejnë, atëherë do t’i mbyllin fabrikat”, ka deklaruar Gashi në RTV21

Madje, ai ka shtuar se në një situatë pa zgjidhje, bizneset do të detyroheshin që punëtorët t’i dërgojnë para qeverisë./infosot.com