Gabon sërish Atletico Madrid, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Levantes

E publikuar: 28/10/2021 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone është ndalur sërish.

Atletico Madrid është ndalur në barazim 2-2 nga Levante, shkruan lajmi.net.

Sfida ishte e baraspeshuar që nga fillimi i ndeshjes, ku të dyja skuadrat sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Megjithatë, Madrilenët arritën të kalojnë të parët në avantazh falë golit të Antoine Griezmann në min e 12.

Vendasit reaguan në min e 37′ kur Enis Bardhi realizoi nga penalltia për 1-1.

Në pjesën e dytë ishin sërish “Los Colchoneros” që shënuan të parët në min e 76′ kur Matheus Cunha realizoi për 1-2.

Por, krejt në fund u akordua sërish penallti për vendasit, të cilin në gol e shëndërroi sërish Bardhi në min e 90′ për t’i dhënë një pikë të vlefshme ekipit të tij.

Tani Atletico ka 19 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Levante ka gjashtë pikë në pozitën e 19-të. /Lajmi.net/