Futbollistët e Kosovës zbresin në fushë

E publikuar: 05/06/2022 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë zbritur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” para sfidës me Greqinë.

“Dardanët” e drejtuar nga Alain Giresse kanë dalur në fushën e blertë për të kryer ngrohjet e fundit.

Në momentin kur futbollistët kosovarë dolën në fushë, tifozët e shumtë që tashmë kanë zënë vendet e tyre në shkallët e stadiumit kanë nisur brohoritjet për ta.

Para atyre të Kosovës, edhe kombëtarja greke po kryen ngrohjet e fundit, ndërsa në momentin e hyrjes së tyre në fushë nisën fishkëllimat nga tifozët.

Demokracia.com ju sjell pamje drejtpërdrejt nga stadiumi në Prishtinë