Fury vs. Klitschko, revanshi në 9 korrik

E publikuar: 09/04/2016 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sfida e revanshit mes Tyson Fury dhe Vladimir Klitcshko do të zhvillohet në 9 korrik. Boksieri ukrainas, pas disfatës me britanikun disa muaj më parë, kur humbi titujt në WBA, WBO dhe IBF, vendosi të zbatojë menjëherë kontratën e nënshkruar për të zhvilluar një përballje tjetër.

Pas një sërë seancash bisedimesh, u vendos që kjo sfidë revanshi të mbahet pikërisht në 9 korrik në stadiumin “Old Trafford” në Mançester, një stadium që ka një kapacitet prej 76 mijë vendesh.

Zhvillimi i kësaj ndeshjeje me Klitshkon në Teatrin e Ëndrrave ishte një dëshirë e hershme e Fury, që njihiet si një tifoz i Manchester United.