DVV International në bashkëpunim të ngushtë me MASHT, MPMS, dhe MKRS, janë duke organizuar “Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës“ -2016.
Kjo është shpallja e plotë:
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIR
“Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”
- 29.09.2016 – Prishtinë – Sheshi “Zahir Pajaziti”
- 30.09.2016 – Prizren – Sheshi “Shatërvani”
- 30.09.2016 – Pejë – “Sheshi kryesor i qytetit”
Të nderuara zonja dhe zotërinj ,
DVV International në bashkëpunim të ngushtë me MASHT, MPMS, dhe MKRS, janë duke organizuar ,, Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës“ -2016.
Gjatë kësaj jave të të mësuarit, përveç Konferencës qendrore e cila do të mbahet në Prishtinë me datën 28.09.2016, do të organizohen edhe tri Panaire promovuese me datat 29-30 Shtator, në Prishtinë , Prizren dhe Pejë, për ofrues të ndryshëm të arsimit dhe edukimit në përgjithësi nga mbarë Kosova . Gjatë këtyre ditëve ju do të keni mundësin të promovoni punën e organizatës tuaj para qytetarëve të Kosovës , duke ofruar informacione nga Tendat e Panaireve te cilat pa pagesë do të jenë të rezervuara për ju .
Për rezervimin e Tendës ju lutemi të na shkruani në adresat: [email protected] dhe [email protected].
Organizatat pjesëmarrëse në Panaire mund të jenë: ofrues publik dhe privat të arsimit, OJQ vendore të cilat ofrojnë programe edukativo-arsimore, shoqata të arsimit, rrjete të organizatave të cilat kanë për qëllim zhvillimin e arsimit në Kosovë , Biznese të cilat ofrojnë programe edukativo arsimore, etj.
Afati përfundimtarë i lajmërimit për pjesëmarrjen e Organizatës suaj në Panairet e lartpërmendura është 23 Shtator, 2016.Ju lutemi në lajmërimin tuaj specifikoni edhe qytetin, në Prishtinë , Pejë apo Prizren) ku doni të keni Tendën e rezervuar për ju.Të gjitha Panairet do të hapen nga ora 10.00h dhe do të mbyllen në ora 18.00h,
Organizatat e interesuara do te vendosen nëpër Tendat e rezervuara duke filluar nga ora 07.00h, ne ditën e fillimit te Panaireve .
Ramadan Alija,
Drejtor i zyres, DVV International në Kosovë
Rr.Rexhep Mala, Nr.33 Prishtinë , Kosovë