Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe British Army e kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët sot në Bizë të Shqipërisë.
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi nëpërmjet një postimi në statusin e saj social Facebook, se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – FSK dhe British Army, në stërvitjen e përbashkët #JoinEffort16 në #Bizë, #Shqipëri”.