Freedom House: Manipulimi i mediave sociale për të minuar demokracinë

E publikuar: 16/11/2017 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Freedom House ka gjetur se taktikat e manipulimit dhe disinformimit online luajtën një rol të rëndësishëm në zgjedhjet në të paktën 18 vende gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, shkruan arbresh.info.

Hulumtimi nuk përfshinë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shumë vende të tjera në Evropë, Afrikë dhe Amerikë Jugore.

“Taktikat e dezinformatave kontribuan në një vit të shtatë me radhë të rënies së përgjithshme të lirisë në internet, sikurse rritja e ndërprerjeve të shërbimit të internetit në telefon dhe rritja e sulmeve fizike dhe teknike ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mediave të pavarura,” thuhet në raport.

Sipas Freedom House një numër rekord i qeverive kanë kufizuar shërbimin e internetit të lëvizshëm për arsye politike ose të sigurisë, shpesh në zonat e populluara nga pakicat etnike ose fetare.

Për të tretin vit radhazi, Kina ishte abuzuesi më i keq në botë i lirisë në internet, ndjekur nga Siria dhe Etiopia.