Sport

Franca në finale me Portugalinë, “Gjelat” eliminojnë Gjermaninë

08.07.2016 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Franca në finale me Portugalinë, “Gjelat” eliminojnë Gjermaninë

Është Francë-Portugali, do të jenë ato skuadrat që do të diskutojnë trofeun e “Euro 2016” në finalen e madhe. Franca në delir, Gjermania në shtëpi. Skuadra e Didier Deschamps realizoi misionin që u mungonte Gjelave që nga 1958, mposhti Gjermaninë, Kampione të Botës, me një fitore të pastër 2-0 në “Velodrome” aty ku vendosi një dygolësh i Antoine Griezmann, që tani ashtu si në finalen e Championsit dhe në atë të Europianit gjen përballë Cristiano Ronaldon.

Atmosferë fantastike në Marsejë për përballjen e gjigandëve Europian, revolucion i detyruar për Loew që përballë mungesave hidhte Draxler në të majtën me Mueller sulmues të vetëm para, asnjë problem për Deschamps që ripropozonte të njëjtën 11-she që mundi 5-2 Islandën. Fillim i fortë i të zotëve të shtëpisë me Griezmann që pas një kombinimi me Mautidi goditi portën pa mundur të kalojë Neuer, por Gjermania pa u mbushur cerek ore ja doli të riconte lojën në shinat e saj, Lloris ju desh të bënte mrekullinë në të 15-ën në tentativën e Can, Pancerat morën frenat e lojës duke e shtrënguar Francën pas, por pa mundur të konkretizonin zotërimin e topit me Lloris që ju përgjigj mirë Draxler dhe në të 33-ën, me Gjelat që u zgjuan në fundin e pjesës së parë, me Olivier Giroud që humbi një rast të artë në të 43-ën, dukej se shkonte drejt një goli të sigurt, por humbi kohë duke i lejuar Howedes të bënte “in ekstremis” ndërhyrjen vendimtare.

Penalltitë gjithmonë fatale për gjermanët, këtë herë në shtesën e fraksionit të parë, nuk është Boateng por Schwainstiger që prek topin me dorë në zonë gjatë një dueli me Evra dhe për Rizzolin nuk ka dyshime, është 11 metërsh, pavarësisht protestave. Nga pika e bardhe Griezmann nuk i lë shpëtim Neuer dhe përfundon 1-0 me Francën në avantazh pjesa e parë. Në të dytën ka menjëherë një rast për Francën me Griezmann që provon në të 47-ën, ndërsa Gjermania vijon të bëjë zakonin e zotërimit të topit, por pa krijuar rrezik të vecantë në portën e Lloris, derisa për gjermanët i zgjon këmbana e alarmit të minutës së 72. Magji e Pogba në të majtë me Neuer që heq topin nga koka e Giroud por është Griezman që fryn rrjetën.

Sërish ai, makthi i gjermanëve Antoine Griezmann, autor i 6 golave në këtë kompeticion, kryegolashënues i europianit. Në disavantazh të dyfishtë Gjermania nuk ka se cfarë të humbasë dhe hidhet e tëra përpara, duke krijuar disa raste por është e kotë për Mueller, Kroos e madje dhe Goetzen e futur nga stoli e gjithë të tjerët pasi fati këtë herë nuk është me gjermanët që provojnë deri në fund pa sukses, pasi vërshëllima e fundit e Rizzolit mbyll ndeshjen në 2-0. Është Franca finalistja tjetër e këtij Europiani, do të përballet të dielën në “Saint Dennis” me Portugalinë në kërkim të titullit të tretë Europian./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit