Fotot e drejtorit të Don Boskos nxitin polemika në rrjetet sociale

E publikuar: 15/02/2017 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në disa prej portaleve të Kosovës po qarkullojnë disa fotografi, në të cilat shihet drejtori i Shkollës Don Bosco, Izidor Llukic, duke u përqafuar me nxënesit.

Drejtori i “Don Bosko” është Don Izidor Llukiq, një prift nga famullia e Prishtinës. Disa fotografi të tij me nxënëse të shkollës kanë nxitur polemika në rrjetet sociale. Kontestohen pamjet e tij me disa nxënëse të shkollës, ku drejtori është duke i përqafuar ato.

Gazeta Express e ka kontaktuar Don Izidorin, i cili ka thënë se pas pak do të bëjnë një reagim zyrtar për këtë çështje.

Kujtojmë që Qendra “Don Bosko” ofron mësim për arsimin fillorë dhe të mesëm të ulët.

Ndërkaq, Zhvillimi i Planit dhe programit mësimor në këtë qendër edukative nuk është fetar, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma, qasja metodologjike.