Foshnja e kidnapuar në Fushë Kosovë i kthehet nënës

E publikuar: 22/10/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte marrë në mënyrë të kundërligjshme foshnjën.

Policia njofton se foshnja i është kthyer nënës, ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë mbrëmë pas mesnate.