Foshnja 15-muajshe, viktima e parë e fruthit në këtë vit

E publikuar: 11/10/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnjë 15-muajshe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e fruthit. Foshnja që disa ditë ishte nën kujdesin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka bërë të ditur për Express, drejtori në Klinikën Infektive në Prishtinë, Hamdi Ramadani.

“Fatkeqësisht edhe pas përkujdesit të vazhdueshëm nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive në QKUK, një fëmijë i komunitetit rom, 15 muajsh, ka vdekur. I njëjti ishte diagnostikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar”, ka thënë Ramadani për Express.

E ndërkohë në këtë klinikë, janë duke u trajtuar edhe 100 raste të tjera me epideminë e fruthit.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar sot gjatë ditës lidhur me këtë problematikë.