“Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare” në Prishtinë më 25 dhe 26 nëntor 2017

E publikuar: 24/11/2017 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më datën 25 dhe 26 nëntor 2017, do të mbahet një forum të madh ekonomik në Kosovë nën organizimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, organizata kupolë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks por dhe të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në mbi 20 vende të botës. Takimi do të mbahet në ambjentet e hotelit « Emerald Prishtinë » që ndodhet në rrugën Prishtinë-Shkup. Në atë Forum do të marrin pjesë shumë biznese shqiptare të diasporës por dhe biznese të viseve shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë,…).

Më datën 25 nëntor, do të jetë mbrëmja gala me titull « Darka biznesore » ku të pranishmit do të mund të shijojnë prodhime nga të gjitha viset shqiptare. Do të ketë gjithashtu prezantime të ndryshme dhe fjalime nga autoritetet e larta si të Shqipërisë ashtu dhe të Kosovës.

Në ditën e dytë të Forumit ekonomik, në mëngjes, do të ketë një takim të drejtë për drejtë me Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Pastaj bizneset e diasporës dhe ato të viseve shqiptare do të kenë mundësi të prezantohen dhe të shkëmbejnë me perspektivën e një bashkpunimi ndërmjet tyre. Ky takim do të udhëhiqet nga Empower USAID dhe RRBDSH-ja (Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare).

Në këtë rast, do të prezantohet katalogu elektronik i prodhuesve të Kosovës që janë të gatshëm për eksportim dhe takimi B2B do të realizohet përmes 70 deri 100 tavolina të caktuara dhe të udhëhequra nga kompania të ndryshme lokale të industrive të ndryshme ku pjesemarrësit do të mund të informohen më detajisht për prodhimet dhe sherbimet nga perfaqësuesit e këtyre kompanimeve.

Do të bëhet gjithashtu nënshkrimi i disa kontratave ndërmjet ALBEX-it dhe kompania të viseve shqiptare.

Më 27 dhe 28 nëntor do të ketë aktivitete për shënimin e 28 nëntorit, ditës së Flamurit kombëtar dhe të vitit të Skenderbeut për herë të parë në prani të shumë bizneseve shqiptare të të gjitha viseve shqiptare dhe të diasporës, së bashku të lidhur për zhvillimin ekonomik të viseve tona shqiptare.

Organizatorët kanë paraparë pyetsorin që vijon për t’u mbushur nga firmat që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë Forum dhe për të shërbyer në përgatitjen sa më të mirë të takimeve B2B ndërmejt firmave të viseve shqiptare dhe ato të diasporës : https://www.surveymonkey.com/r/577C…

Ky event pritet që të japi rezultate premtuese në favor të zhvillimit ekonomik të viseve tona kuptohet bashkë me vullnetin e autoriteteve të vendeve tona.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Beneluks
Më 11/11/2017