Formacioni më i mirë me futbollistët që kanë mbetur të lirë

E publikuar: 02/09/2022 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afati kalimtar i verës është mbyllur, por klubet ende mund të nënshkruajnë me futbollistët që kanë mbetur të lirë.

“The Sun” ka përpiluar një formacion me futbollistët që janë ende në kërkim të një klubi, transmeton Gazeta Express.

Në këtë 11-she janë përfshirë futbollistët e njohur si Marcelo, Diego Costa, Juan Mata, Serge Aurier e Ross Barkley.

Për të ardhmen e futbollistëve të përmendur u spekulua mjaft shumë gjatë afatit kalimtar të verës, megjithatë ata nuk ia dolën të zyrtarizohen tek ndonjë klub.

Klubet me këta futbollistë, por edhe me të tjerët që ende janë të lirë, mund të nënshkruajnë në çdo moment. /Gazeta Express/