Fondi për Sigurime Shëndetësore paguan 2.3 milionë euro për dy ditë – Plakiqi nuk është në dijeni

E publikuar: 19/07/2022 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë pasur akuza në drejtim të drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Ndaj tij, pozitë e opozitë kërkuan sqarime rreth shpenzimeve milionëshe dhe pagesat që janë kryer brenda vitit nga ky Fond, raporton Ekonomia Online.Deputeti i Aleancës për Ardh ërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, prezantoi disa pagesa që janë kryer nga ky Fond për spitalet private në Kosovë.

“Krejt e di mirë qysh punon bordi. Qysh ka ndodh ekzekutimi e 2.3 milionë eurove, mjetet janë derdhë për spitalet private në Kosovë. Për spitalin “Gazi” 1.1 milion. Këto janë të dhëna të servuara nga burime të sigurta. Misioni juaj ka qenë vetëm trajtimi jashtë vendit jo sigurime shëndetësorë brenda vendit.

A keni partner strategjik për trajtimin e pacientëve jashtë vendit”, tha Dreshaj.Por për këto shpenzime që i paraqiti Dreshaj, nuk ishte fort në dijeni Plakiqi. Tha seAi deklaroi sot se Kosova ka fonde të pashfrytëzuara në vlerë prej 1.4 milionë euro.Sipas tij, ka shumë borxhe potenciale, por shtoi se Fondi ka rreth 2 milionë euro para të gatshme në llogari për t’i paguar ato por që sipas tij, nuk ka asnjë vendim zyrtar nga institucionet për borxhe.

Këto deklarata Plakiqi i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.“1.4 milionë euro është vlera e fondeve të pashfrytëzuara. Shumica e institucioneve me të cilat bashkëpunojmë janë vendore. Jemi duke punuar edhe me 48 institucione të jashtme në Maqedoni dhe Turqi. Kemi borxhe potenciale, rreth 2 milionë euro i kemi para të gatshme në llogari për pagesë.

Por, nuk kemi asnjë vendim nga institucionet shëndetësore për t’i paguar borxhet”, u shpreh ai.