FMN-Kosovë, 185 Milionë Euro për Reforma Ekonomike

09.06.2015 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FMN-Kosovë, 185 Milionë Euro për Reforma Ekonomike

“Pas 10 ditë diskutimeve me ekipin e FMN-së përfundimisht kemi arritur në një konkluzion për një program të mundshëm të Kosovës me FMN-në për një periudhë 22 mujore, i cili program i akomodon në tërësi nevojat që ka shteti i Kosovës, ekonomia e Kosovës për të ofruar mundësi zhvillimi për të ardhmen” ka thënë ministri Avdullah Hoti në konferencën e sotme për media, me rastin e përfundimit të vizitës së delegacionit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Jacques Miniane.

Ministri Hoti theksoi se është ndër programet e rralla të FMN-së që bëhet me një vend që nuk ka probleme financiare, probleme fiskale, por që është program i cili akomodon nevojat zhvillimore që ka vendi.

“Kemi dizajnuar një program që në pikat e përgjithshme i adreson nevojat tona. Ndërsa çështja madhore që është brenda këtij programi është pajtimi që ne kemi arritur për të ndryshuar rregullën fiskale sa i përket deficitit buxhetor. Normalisht, duke e mbajtur këtë rregull fiskale për shpenzimet e rregullta buxhetore, por duke lejuar që përtej kësaj rregulle fiskale ne si vend i ri, një ekonomi në zhvillim me plotë nevoja të hyjmë në marrëveshje ndërkombëtare për të financuar projekte zhvillimore që i nevojiten Kosovës për të përmbushur nevojat dhe për të çliruar potenciale zhvillimore për të ardhmen”, shtoi Hoti.

Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Jemi pajtuar në terma të përgjithshëm për rishikimin e buxhetit të vitit 2015, jemi pajtuar për përbërjen e buxhetit të rishikuar për këtë vit, në terma të përgjithshëm jemi pajtuar edhe për buxhetin e vitit 2016. Por, ato normalisht do të diskutohen me kohë në vjeshtë të këtij viti. Buxheti i rishikuar për vitin 2015 dhe buxheti preliminar për vitin 2016 mundëson që ne të vazhdojmë me projektet që i kemi në vijim e sipër, si dhe të hapim mundësi të reja zhvillimore”.

“Jemi pajtuar bashkë me FMN-në që të ndërmarrim një listë të gjatë të reformave strukturore që i nevojiten Qeverisë dhe i nevojiten ekonomisë së Kosovës për të rritur efikasitetin e shfrytëzimit të parasë publike dhe për të rritur transparencën në veçanti. Disa prej këtyre reformave strukturore është Ligji i pagave, dhe jemi pajtuar aty që pagat në të ardhmen do të përcaktohen me një rregull të qartë, me një formulë të qartë që të lidh pagat në sektorin publik me një indikator të produktivitetit të pagave, përgjegjësisht me rritjen nominale të GDP-së, me pagën në sektorin privat, me normën e inflacionit dhe me indikator të tjerë” shtoi Hoti.

Ai gjithashtu tha se janë pajtuar për strukturën e buxhetit sa i përket shpenzimeve koherente dhe shpenzimeve kapitale, për të rritur pjesëmarrjen e shpenzimeve kapitale në strukturë të buxhetit.

“Ju e dini që borxhi publik i Kosovës është mjaft i ulët, është rreth 10 % i GDP-së dhe kjo na krijon hapësirë të mjaftueshme që ne të hyjmë në kredi ndërkombëtare në kushte të favorshme për të mundësuar zbatimin dhe implementimin e plotë të disa projekteve që kjo Qeveri i ka bërë të ditura tash e sa kohë, siç janë projektet në fushën e bujqësisë, të ujitjes së tokave, të infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, dhe projekte të tjera në arsim dhe në shëndetësi”, ka thënë Ministri Hoti.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se “Programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar si tërësi është në linjë me programin qeverisës dhe tash me Strategjinë Zhvillimore të cilën sapo kemi filluar ta përgatitim. Programi ka vendos disa indikator të përcjelljes të aktiviteteve në sektorin publik që neve do të na ndihmojnë për të dërguar përpara agjendën qeveritare, p.sh. implementimi i sistemit të plotë të prokurimit elektronik në fund të këtij vitit dhe përfundimisht me fillim të vitit 2016 dhe rritja e prokurimeve të centralizuara në kuadër të prokurimeve të përgjithshme që bënë Qeveria do të na ndihmojë shumë që ne të rrisim efikasitetin e shfrytëzimit të parasë publike”.

“Programi përfshinë një mbështetje financiare që do të merr buxheti i Kosovës për të mbushur bilancin bankar në mënyrë që ne të kemi siguri të mjaftueshme në financat publike dhe mbi këtë bazë të kemi mundësi të hyjmë në projekte zhvillimore”, ka thënë Hoti .

Ndërsa, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Jacques Miniane, tha se “Misioni arriti marrëveshje në nivel të stafit me autoritetet lidhur me një program ekonomik i cili do të mbështetej me një Marrëveshje Stand-By (MSB) me FMN-në, në një kohëzgjatje prej 22 muajsh. Qasja e propozuar do të kishte gjithsej SDR (të drejta speciale të tërheqjes) prej 147.5 milionë (rreth €185 milionë), apo 250 për qind të kuotës. Marrëveshja në nivel të stafit duhet të presë aprovimin e Menaxhmentit dhe Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Shqyrtimi nga ana e Bordit Ekzekutiv pritet të bëhet deri në fund të muajit korrik.

“Rritja ekonomike në Kosovë ka mbetur relativisht e fortë dhe e qëndrueshme viteve të fundit, e nxitur pjesërisht nga remitancat e larta nga diaspora. Megjithatë, ekziston një konsensus i gjerë që nevojitet një rritje ekonomike më e lart për t’i afruar të ardhurat në nivel të vendeve fqinje dhe për të siguruar vende pune të cilësisë së lartë, për të cilat Kosova ka shumë nevojë. Për ta arritur këtë, autoritetet synojnë që t’i adresojnë hendeqet në infrastrukturë dhe shkathtësi, t’i adresojnë kostot e larta të punës, t’i heqin pengesat strukturore të kredidhënies bankare, si dhe ta forcojnë mjedisin e biznesit. Veprimet vendimtare në këto fusha do ta ndihmojnë ekonominë e Kosovës që të arrijë një rritje të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse, të nxitur nga sektori privat dhe eksportet”, ka shtuar z. Miniane .

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, tha se “pas disa ditëve punë intensive shumë profesionale dhe konstruktive kemi arritur që të finalizojmë suksesshëm negociatat për një program të ri me FMN-në për çka e falënderoj shefin e Misionit dhe ekipin e FMN-së dhe ekipin e ekspertëve vendorë për një punë të palodhshme dhe shumë profesionale me një rezultat pozitiv që sot ne ti mbyllim suksesshëm këto negociata, që tash ky program pritet të kaloj në fazat tjera të aprovimit në instancat e FMN-së” .

Sektori bankar është mirë i kapitalizuar, është likuid me trende pozitive të zhvillimit, kemi rritje të aseteve, rritje të depozitave, rritje të kreditimit, kemi zvogëlim të normave të interesit, edhe pse gjithmonë ne e themi se ende ka hapësirë që këto norma të interesit të jenë edhe më të ulëta. Programi gjithashtu i adreson edhe disa sfida, kemi disa obligime që ne duhet në të ardhmen të merremi me to. Kemi të bëjmë me përmirësimin e bazës legale sa i përket rezervës emergjente të likuiditetit, avancimin e mbikëqyrjes të bazuar në riskë, çështjet makroprudensiale dhe gjithsesi me adresimin e reformave që kanë të bëjnë me sektorin e drejtësisë dhe me ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit”, ka shtuar guvernatori Hamza.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së