Flet mjeku Ilir Hasani: Gjendja e Ziadin Selës është stabile

E publikuar: 28/04/2017 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilir Hasani, mjeku i cili ka pranuar Ziadin Selën flet ekskluzivisht për portalin TetovaSot duke thënë se Sela është në gjendje stabile, ka lëndime në kokë, por është mirë komunikon është në kontroll të plotë të një stafi të mirë të mjekëve

“Gjendja e Selës është stabile, komunikon, ka disa lëndime në kokë, është në kujdesin e mjekëve specialist vazhdimisht, nuk është për tu alarmuar, presim përmirsimin e tij” thotë për TetovaSot Ilir Hasani Traumatolog

Hasani thotë se stafi i mjekëve shqiptarë do të qëndrojnë deri në mëngjes mbi të lënduarit gjegjësisht në dhomën e Ziadin Selës.

Ndryshe sonte në Kuvendin e Maqedonisë janë lënduar edhe disa deputetët maqedonas bashkë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev. /TetovaSot/