Flet eksperti: Në demarkacionin me Malin e Zi humbëm territor sa një autostradë nga Prishtina deri në Kukës (Foto/Video)

05.10.2015 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Flet eksperti: Në demarkacionin me Malin e Zi humbëm territor sa një autostradë nga Prishtina deri në Kukës (Foto/Video)

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Kosovës i ka kushtuar me humbje të një pjesë të konsiderueshme të territorit. Ndonëse zyrtarë qeveritar të Kosovës shprehen se nga kjo marrëveshje vendi nuk ka humbur asnjë pëllëmbë të territorit, njohës të kësaj fushe e thonë të kundërt.

Nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova ka humbur  82.3 km katrorë. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë profesorët universitar Florim Isufi së bashku me kolegun e tij Shpejtim Bulliqi.

Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi në një intervistë për lajmi.net ka thënë se të gjeturat e tyre janë të bazuara në fakte shkencore, dhe hulumtimi i tyre është bazuar nga kjo fushë, duke lënë anash aspektet tjera, si ato politike, patriotike e nacionaliste.

Isufi tregon se të gjeturat e tyre përputhen edhe më të dhënat që ka publikuar edhe Qeveria e Malit të Zi.

“Nga rezultatet tona del se territori i Republikës së Kosovës ndryshon, apo siç themi ne tkurret diku për nga 8 e 229 hektarë, ose  dikur rreth 82.3 km katrorë”.

“Më vonë pas nënshkrimit të marrëveshjes, qeveria e Malit të Zi e ka publikuar rezultatin në faqen zyrtare dhe ato të dhëna përputhen me tonat”, thotë Isufi për lajmi.net.

Pa dashur shumë të komentoj aspektin polik të kësaj marrëveshje dhe deklaratat e qeveritarëve  se Kosova, nuk ka humbur asnjë kilometër nga kjo marrëveshje, Isufi thotë se ata flasin me gjuhën e argumenteve.

“Ka dallim mes asaj se çfarë thotë shkenca dhe politika. Ne bazohemi në fakte dhe mirëpresim dikë që mund t’i hedh poshtë këto të dhëna”.

Mbi 82 km katrorë të humbur nga kjo marrëveshje, Kosova i bie që ka humbur një autostradë nga Prishtina deri në Kukës me gjerësi i 1 km apo 74 km lumë.

“Nëse i përkthejmë këto kilometra, atëherë mund të konkludohet se mund të jetë një autostradë 1 km e gjerë, nga qendra e Prishtinës deri te ajo e Kukësit”.

Kufiri 3

“Kosova ka humbur 74 km lumë të rrjedhjeve të përhershme  dhe të përkohshme. Pra me përkthye në gjuhën e popullit krejt uji që i nevojitet rajonit të Pjesës mbetet nën juridiksionin e dikujt tjetër”, ka thënë Isufi.

Ai gjithashtu hedh poshtë edhe pretendimet e opozitës dhe banorëve të zonës së Rugovës.

Profesori i gjeografisë, cili së bashku me kolegun e tij, në punimin e tyre u janë referuar të dhënave të shteteve të ish-Jugosllavisë dhe asnjë nga ato shqiptare, për të ikur paragjykimit të rezultatit, thotë se sipërfaqja të cilën e thotë opozita dhe banorët e anës së Rugovës, se ka humbur Kosova nga kjo marrëveshje, nuk qëndron.

“Aspak nuk pajtohemi me asnjërën palë, sepse nuk mendojmë që ndonjëra prej këtyre palëve jep ndonjë rezultat të bazuar në rezultate shkencore”, ka deklaruar ai.

Isufi po ashtu në këtë intervistë ka hedhur poshtë zërat që këmbëngulin se kufijtë duhet të caktohen në bazë të vitit 1974.

Ai ka thënë se në këtë vit nuk ka pasur modifikim të kufijve të shteteve të ish-Jugosllavisë, dhe sipas tij ky është vetëm një term.

Florim Isufi

“Duhet ta dijë opinioni dhe të gjithë të tjerët, hartë të vitit 1974 nuk ka. Kjo është vetëm term, nuk ka pas përcaktim të kufijve të vitit 1974. Unë nuk mbaj mend dhe nuk kam hasur material i cili tregon se ka pasur përcaktim të kufjeve”.

“Kufijtë administrativ në ish-Jugosllavi  janë përcaktuar mbas Luftës së II-të Botërore dhe zyrtarisht nuk janë modifikuar kurrë”.

“Me kushtetutë të ish-Jugosllavisë dhe me Kushtetutë të vitit 1974 kurrë s’janë modifikuar”, ka thënë ai në intervistën për lajmi.net.

– See more at: http://lajmi.net/flet-eksperti-ne-demarkacionin-me-malin-e-zi-humbem-territor-sa-nje-autostrade-nga-prishtina-deri-ne-kukes-fotovideo/#sthash.6KrxP0ph.dpuf

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare