Fjalim bombë: Eurodeputeti i tregon vendin Tsiprasit, kryeministrit grek i ndërrojnë ngjyrat e fytyrës (Video)

10.07.2015 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fjalim bombë: Eurodeputeti i tregon vendin Tsiprasit, kryeministrit grek i ndërrojnë ngjyrat e fytyrës (Video)
Guy Verhofstadt, ish kryeministër i Belgjikës, Lideri i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës në Parlamentin Evropian, dje në fjalimin e tij i ka dhënë një leksion të fuqishëm kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras.
Ai në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri grek, nuk hezitoi t’i thotë atij edhe profet fals, shkruan lajmi.net.

“Trego se je një lider i vërtetë, e jo një profet fals”.

aa

Fjalimi i plotë i eurodeputetit Verhofstadt: 

Jam i nervozuar zotëri Tsipras, sepse, le të përballemi me këtë gjë – ne kemi qenë të përgjumur ndaj Grexit (daljen e Greqisë nga Eurozona). Për 5 vite. Dhe në muajt e fundit ne madje po shkojmë drejt kësaj gjëje, me sytë hapur.

Me sytë e tu të hapur. Por, nuk do të jesh ti ai që do e paguajë këtë gjë. Grekët e rëndomë do të jenë ata që do e paguajnë! Duke humbur 30-40% të fuqisë së tyre blerëse, nga të ardhurat e tyre.

Do të jem shumë i qartë sot në atë se çfarë ne, por sidomos ti duhet të bësh. Dhe ti e dije këtë shumë mirë, qysh nga fillimi. Duhet të sjellësh një paketë të reformave strukturale të thella. Dhe kur them paketë, e kam fjalën për një plan preciz. Një udhërrëfyes. Një kalendar të qartë. Mjaft me qëllime. Jemi 6 muaj pas zgjedhjeve dhe akoma nuk kemi parë asgjë.

A e do ti Grexitin ndoshta? Është e qartë se populli juaj nuk e do këtë gjë.

Unë do të tregoj se për çfarë ka nevojë Greqia”.

–           Propozime konkrete për t’i dhënë fund sistemit klientelist. Dhe hapa konkretë në luftimin e korrupsionit;

–           Një udhërrëfyes drejt pakësimit dramatik të sektorit publik: Duhet të shohim numrin e saktë të shërbyesve civilë që nuk do të zëvendësohen;

–           Transformimi i bankave publike në një sektor të shëndetshëm financiar privat;

–           Hapja e tregjeve dhe vendeve e punëve, që për momentin po humben nga shumë të rinj.

Duhet të shohim një datë se kur kjo do të ndodhë. Duhet të shohim tekste të propozimeve legale, kalendare, legjislacion.

Duhet të largosh privilegjet e pronarëve të anijeve, ushtrisë, kishës ortodokse, ishujve grekë dhe të mos harrojmë, partive politike, duke përfshirë tuajën sepse ju keni hua në bankë publike. Nuk shoh dallim mes teje dhe Samaras, fizikisht po, por jo në përmbajtjen e substancës.

Një ndryshim tjetër është se ju keni mandat. Asnjëherë nuk ka pasur një kryeministër grek me mandat kaq të fortë. Një mandat të dyfishtë. Një në zgjedhjet parlamentare, tjetrin në referendum.

Populli grek është lodhur me mënyrën se si Greqia është udhëhequr në dekadat e fundit. Ndryshoje këtë gjë!

Por, edhe ne kemi përgjegjësitë tona. Eurogrupi duhet t’i përgjigjet atyre me qasje të re. Duhet të krijojmë atë që çdo union i monedhave e ka – një union të vërtetë politik e ekonomik. Me një fond të riblerjeve të borxheve për secilin, për çdo shtet anëtar, jo vetëm për Greqinë. Ashtu siç është në çdo union monetar.

Megjithatë, gjërat e para së pari z. Tsipras. Ju duhet të vini me një program reformash. Ky nuk është një diskutim i pulës dhe vesë.

Zgjidhja është e jotja.

Si do që të kujtohesh? Si një aksident elektoral që i bëri njerëzit e tij më të varfër? Apo si një reformator real revolucionar?

Mos bjer në kurthin e PASOK-ut. Mos i tradhto njerëzit e tu.

Sepse 80% duan të qëndrojnë në euro.

Trego se je një lider i vërtetë, e jo një profet fals.

/lajmi.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë