Fitore me goleadë për Belgjikën e Portugalinë

E publikuar: 13/11/2016 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portugalia kaloi pa shumë vështirësi 4-1 Letononë, në një sfidë ku Cristiano Ronaldo realizoi dygolësh. Sulmuesi i Realit të Madridit i u dha avantazhin luzitanëve me 11-metërsh në fund të pjesës së parë, ndërsa në të 59-ën gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Letonoi i befasoi vendasit në të 67-ën me Zjuzins, por vetëm 3 minuta më pas Carvalho shënoi golin e dytë për Portugalinë, para se Ronaldo t’i conte shifrat në 3-1. Aleves në kohën shtesë tundi sërish rrjetën për vendasit.

Në Grupin H Belgjika poshtëroi 8-1 Estoninë për të forcuar pozitat në krye të klasifikimit. Ne pjesën e parë për “djajtë e kuq” shënuan Meunier, Mertens dhe Hazard, ndërsa Anier shkurtoi përkohësisht diferencën. Në fraksionin e dytë realizuan Carrasco, Mertens sërish, Klavan autogol dhe dy herë Lukaku.

Përfundoi në barazim derbi i Ballkanit Greqi – Bosnjë Hercegovinë. Eksekutimi i një goditjeje të lirë të Pjanic nëpjesën e parë përfundoi në rrjetë pas një devijimi të një futbollisti grek, gjithsesi pas shumë përpjekjes Greqia barazoi me Tzavellas në kohën shtesë, edhe pse nga minuta e 80-të Papadoupulos i la helenët me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq.