Vasili: Firmosja e MSA-së me BE-në progres i madh për Kosovën

28.01.2016 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vasili: Firmosja e MSA-së me BE-në progres i madh për Kosovën

Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku edhe ka mbajtur një fjalim.
Vasili duke folur gjatë asamblesë tha se progresi në Kosovë është i madh dhe një provë e qartë e kij progresi është firmosja e MSA me Bashkimin Europian. Kryetari i Grupit Parlamentar theksoi se Kosova duhet të jetë sa më parë Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Progresi në Kosovë është i madh dhe firmosja e MSA-së me Bashkimin Europian është një provë e kësaj. Gjithashtu, e cilësoj si sukses ngritjen e statusit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova duhet të jetë sa më parë anëtare e KiE-s. Fuqizimi i institucioneve në Kosovë është një mision i vazhdueshëm”, – u shpreh Vasili.

Gjithashtu, Kryetari i Grupit Parlamentar tha se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë në frymën e paritetit, e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ashtu siç kanë kërkuar Parlamenti Europian dhe Asambleja e KiE-s. Vasili nënvizoi se çdo frymëzim nacionalist i tepruar nuk ndihmon zgjidhjen e problemeve dhe se Kosova tani ka një nivel më të lartë institucional në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

“Dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë në frymën e paritetit, e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ashtu siç kanë kërkuar e promovuar Parlamenti Europian dhe Asambleja e KiE-s. Çdo frymëzim nacionalist i tepruar nuk ndihmon zgjidhjen e problemeve. Tanimë Kosova ka një nivel më të lartë institucional në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe ka të drejtën e pjesëmarrjes dhe të fjalës në seancat plenare. Kjo është një arritje e shënuar për popullin e Kosovës dhe aspiratës së tij për integrim”, – u shpreh ndër të tjera z. Petrit Vasili në fjalën e mbajtur gjatë asamblesë së KiE-s.
(ed.me/BalkanWeb)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare