“Financial Times”: Përfundon epoka e artë e Merkel

27.10.2015 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Epoka e artë e Angela Merkel ka mbaruar, sipas prestigjiozes “Financial Times”, e cila i ka dedikuar një editorial kancelares gjermane, e cilësuar ndryshe si “gruaja e hekurt”.

Në shkrim trajtohet fakti se suksesi i politikanes gjermane është venitur me kalimin e kohës, ku një kolpo të madhe i ka dhënë kriza e refugjatëve.

Sipas “Financial Times”, dominanca e saj në politikën globale e po ashtu në Gjermani, është drejt shterimit.

Disa aleatë të ngushtë në parlament e pranojnë mundësinë se kancelarja me gjasë do t’i duhet të japë dorëheqjen nga posti, para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vitin 2017.

Ndonëse Merkel nuk është ajo e cila ka shkaktuar luftën civile siriane, apo problemet e tjera në Eritrea apo në Afganistan, është pikërisht përgjigja e saj e guximshme se do të presë mijëra refugjatë jo vetëm në Gjermani, por në Europë, ajo çka ka zgjuar tensione. Ndonëse e nisur nga solidariteti shkruan “Financial Times”, problemi është se Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë humbur kontrollin e situatës. Fasada është: “po, ne mund ta bëjmë këtë”. E ndërsa realiteti tregon se: “shpenzimet janë në rritje, shërbimet sociale po falimentojnë, popullariteti i Merkel ka rënë, e po ashtu dhuna është në rritje”.

“Der Spiegel”, një javë më parë shkruante se: “Gjermania këto ditë është një vend ku njerëzit ndihen tërësisht të lirë për të shprehur urrejtjen dhe ksenofobinë e tyre. “Teksa shqetësimi është në rritje, çdo argument rreth ndikimit pozitiv ekonomik dhe demografik të emigracionit po humb efektin e tij. Në vend të kësaj, frika për efektin afatgjate social dhe politik të marrjes së mijëra refugjatëve, po fiton terren. Ndërkohë Britania ka zgjatur dorën për të pranuar 20 mijë refugjatë në katër vite, Gjermania ka një normë prej 10 mijë refugjatësh në ditë.

Ndryshe nga përballimi i krizës në Krime, ku Merkel mori besimin e të gjitha palëve, kriza e refugjatëve tregon një tjetër anë të medaljes. Teksa Merkel po kërkon një zgjidhje të përbashkët të unionit për të shpërndarë refugjatët në Bashkimin Europian, po has një rezistencë të madhe. Si rezultat marrëdhëniet e Gjermanisë me partnerët europianë po përkeqësohen.

Pavarësisht fatit personal të kancelares dhe reputacionit, kriza e refugjatëve shënon një pikë kthese. Sikurse e mbyll “Financial Times”, dekada që e ka shoqëruar Angela Merkel pasi erdhi në pushtet në vitin 2005 , tani duket si një periudhë e vjetër, por e bekuar për Gjermaninë, në të cilat vendi ishte në gjendje të gëzonte paqe, begati dhe respekt ndërkombëtar, duke i mbajtur problemet e botës në një distancë të sigurt. E ndërsa tani kjo epokë e artë duket se ka përfunduar.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara