Filozofi shqiptar: Ushtarët e FSK’së që po na ndihmojnë, paguanin taksë kur vinin për ushtrime tek ne

E publikuar: 30/11/2019 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç pikave kufitare, komunikimin dhe lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë e ka vështirësuar jashtë mase edhe trau e taksa e vendosur në Rrugën e Kombit, shkruan Gazeta Express.

Çështja e kësaj takse është riaktualizuar pas tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Durrësin me rrethinë, pasi që shqiptarët nga Kosova që dërgonin vullnetarisht ndihma për banorët në zonat e prekura, fillimisht ishin detyruar që ta paguanin këtë taksë.

Raportimet e shumta në media për këtë skandal, kishin detyruar Shefqet Kastratin, që të lironte nga pagesa të gjitha makinat të cilat udhëtonin drejt Shqipërisë me qëllim të dërgimit të ndihmave.

Ky vendim i Kastratit fillimisht kishte zemëruar Edi Ramën i cili ngulte këmbë që taksa të mos hiqej, pasi sipas tij ata që do të sillnin ndihma në Shqipëri janë në gjendje të paguajnë edhe taksën prej 5 eurove.

Sipas Ramës patriotët e vërtetë janë ata që paguajnë taksat. E për çështjen e taksimit të kosovarëve nga kompania e oligarkut, Shefqet Kastrati, ka reaguar i irrituar dhe profesori shqiptar i Filozofisë, Elvis Hoxha.

Hoxha fillimisht ka rikujtuar edhe faktin që Forcat e Sigurisë së Kosovës janë detyruar që ta paguajnë taksën rrugore sa herë që kanë shkuar në Shqipëri për të kryer ushtrime.

Tutje Hoxha ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë hapur dyert për të strehuar të prekurit nga tërmetet, ndërkohë kompania e Shefqet Kastratit i detyron ata të paguajnë për të vajtur në Shqipëri që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

“Do të thotë shqiptari i Kosovës i thotë të kam hapur dyert, s’do paguash asgjë te unë, do hash me gjepin tim, ndërkohë shqiptari Kastrat i thotë t’i do paguash gjobën te unë për t’u bashkuar me shqiptarin tjetër. E kuptoni ku jemi ne..!”, ka thënë Hoxha në Interaktiv të KTV’së.

Hoxha përveç tjerash ka folur edhe për atë se si tërm