Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

05.05.2021 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e “Sundance”, thuhet se ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi.

Lajmi u bë i ditur nga një postim i shpërndarë nga faqja zyrtare e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Theksohet se “Zgjoi” ka bërë marrëveshje me Kino Lorber & Zeitgeist film për Amerikën Veriore; Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë; dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.

Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):
“Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e Sundance, ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi. Përmes distributorit LevelK “Zgjoi” ka bërë marrëveshje distribuimi me Kino Lorber & Zeitgeist Film për Amerikën Veriore; Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë; dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.

Filmi poashtu ka bërë marrëveshje për Kinë me Hugoeast Holding, për Skandinavi me Edge Entertainment, Portugali me Films4you, Republikën Çeke me HBO Central Europe, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, dhe Slloveni me Kino Meditaran, Turqi me Filmarti, dhe Greqi me Cinobo. “Zgjoi” është në drejtim të finalizimit të marrëveshjeve edhe me shumë shtete tjera.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj;

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


City apo Liverpool? Sot vendoset fituesi i Premier League

City apo Liverpool? Sot vendoset fituesi i Premier League

Kriset miqësia me Arjola Demirin, Atdhe Xharavina zbulon shkakun: Disa njerëz…

Kriset miqësia me Arjola Demirin, Atdhe Xharavina zbulon shkakun: Disa njerëz…

Bebe Rexha shfaqet tejet tërheqëse në pozat pranë veturës në Hollywood

Bebe Rexha shfaqet tejet tërheqëse në pozat pranë veturës në Hollywood

Ky ushqim deti fshin shenjat e plakjes dhe rinovon mendjen

Ky ushqim deti fshin shenjat e plakjes dhe rinovon mendjen

Pse nuk është mirë të bartni syze dielli herët në mëngjes?

Pse nuk është mirë të bartni syze dielli herët në mëngjes?

“Probleme të moqme, distanca”, zbulohet shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën

“Probleme të moqme, distanca”, zbulohet shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide

Suzhou, hapet ekspozita artistike e punimeve në gdhendje

Suzhou, hapet ekspozita artistike e punimeve në gdhendje

Ndodh që masazhi duhet të shmanget për shkak të shëndetit

Ndodh që masazhi duhet të shmanget për shkak të shëndetit

Rihanna bëhet nënë, kjo është gjinia e bebës

Rihanna bëhet nënë, kjo është gjinia e bebës

Video e ‘terroristit’ me hark e shigjeta që vrau pesë vetë në supermarketin në Norvegji, del në gjykatë (pamje dramatike)

Video e ‘terroristit’ me hark e shigjeta që vrau pesë vetë në supermarketin në Norvegji, del në gjykatë (pamje dramatike)

Vlera e prodhimit e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” të Kinës shënon rekord të ri

Vlera e prodhimit e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” të Kinës shënon rekord të ri

Horoskopi për datën 18 maj 

Horoskopi për datën 18 maj 

Ushqimet që ndihmojnë duhanpirësit të pastrojnë trupin nga nikotina

Ushqimet që ndihmojnë duhanpirësit të pastrojnë trupin nga nikotina

U panë së bashku, kështu përgjigjet Donaldi kur e pyesin për Borën

U panë së bashku, kështu përgjigjet Donaldi kur e pyesin për Borën

Sa orë duhet të stërvitemi në baza javore?

Sa orë duhet të stërvitemi në baza javore?