Fenerbahce në Final-Four për herë të parë në historinë 108 vjeçare të klubit

21.04.2015 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fenerbahce në Final-Four për herë të parë në historinë 108 vjeçare të klubit

Basketbollistët e Fenerbahces janë kualifikuar në Final-Four në Euroleague, për herë të parë në historin e vet të gjatë 108 vjet. Në ndeshjen e tretë të serisë, pas vazhdimeve mposhti kampionin aktual Maccabi dhe atë në Tel Aviv me rezultat 75:74, pas barazimit të kohës së rregullt 65:65, dhe në këtë mënyrë Feneri fitoi me rezultat 3-0 në ndeshje.

Pikët vendimtare në ndeshje i shënoi Andrew Goudelock 9 sekonda para fundit të vazhdimeve. Në pjesën tjetër të mbetur, rikthimit tentoi ta bënte Jeremy Pargo, por depërtimi i tij nën kosh nuk përfunfoi me shënim. Nikola Zizic me 19 pikë, dhe Andrew Goudelock me 15, ishin më meritorët në këtë triumf historik, ndërsa te vendasit u dallua pikërisht Jeremy Pargo me 19 pikë të shënuara.        Në gjysmëfinale Fenerbahce Ulker do të luaj kundër më të mirit nga çifti Real Madrid-Anadolu Efes, por duhet thënë se Reali ka epërsi prej 2-0, dhe është favorit i madh për të depërtuar tutje.

Panathinaikos ngushtoi epërsinë në 1-2 ndaj CSKA

Nga ana tjetër basketbollistët e Panathinaikos në ndeshjen e tretë çerekfinale mposhtën CSKA Moskën me rezultat të ngushtë 86;75, dhe kështu ngushtuan epërsinë ne 2-1 në ndeshje për rusët. Pas dy disfatave të thella në Moskë dhe Athinë, këtë herë në shtëpi luajtën më mirë dhe merituan të fitojnë sepse gjatë tërë kohës ishin në epërsi të rezultatit. Por, duhet thënë edhe këtë se për një “budallaki” të Nando De Colo, Panathinaikos fitoi.

Në fakt, pranë rezultatit baraz 85:85, De Colo shkaktoi faull pa nevoj 3.5 sekonda para fundit ndaj koshashënuesit më të mirë Nikos Pappas, i cili shënoi një nga dy gjuajtjet e lira për rezultatin final. Pappas ishte më efikasi me 25 pikë, derisa te CSKA me i miri ishte  Sonny Weems me 24 pikë të shënuara.

Ndeshja e katërt zhvillohet sërish në Athinë, dy ditë më vonë, ndërsa ndeshja e pestë eventuale zhvillohet në Moskë me 28 prill.

Image

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)