Fëmijët që bien në gjumë pa darkë e shkojnë në shkollë pa mëngjes (Video)

30.01.2016 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fëmijët që bien në gjumë pa darkë e shkojnë në shkollë pa mëngjes (Video)

Bien në gjumë pa darkë e shkojnë në shkollë pa mëngjes. Katër fëmijët e familjes Dushi po vuajnë urie. Me ditë të tëra ushqimi mungon në sofrën e kësaj familjeje.
Bedrije Dushi, nëna e katër fëmijëve, thotë se vetëm pasi kishte qëndruar tri ditë pa ushqim kishte dalë të kërkojë miell për t’iu bërë bukë fëmijëve, dhe kishte marrë hua një kilogram miell të cilin e kishte gatuar si krelanë (pite e gatuar veç me miell) që të duket më shumë në pjatat e fëmijëve dhe të mos humbiste mielli duke bërë bukë, e të cilën (bukë) pastaj fëmijët nuk do të kishin me çka ta ngjyejnë.

Në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, kjo familje po jeton në një shtëpi të vjetër, pothuajse gërmadhë.

Bora e të ftohtit depërtojnë me lehtësi nëpër të çarat e kulmit dhe mureve të dy dhomave të kësaj shtëpie të braktisur me kohë, por që për prindërit Bedrije dhe Naim Dushi u bë strehë, pas katër ditësh që ata qëndruan me fëmijët në qiell të hapur në Parkun e qytetit, të nxjerrë jashtë nga qiraxhiu, në pamundësi për të paguar qiranë.

Dritaret e thyera i ka mbyllur me najlon në vend të xhamave që të ftohtit të mos depërtojë në dhomë te fëmijët. Por, as ky veprim i saj nuk ka kryer punë, të ftohtit, bora e shiu depërtojnë kudo.

E skamja e ka shtyrë nënën e katër fëmijëve të mendojë dhe vetëvrasjen. Ajo nuk do tjetër pos ushqim dhe të ketë një shtëpi ku nuk iu rrezikohet jeta fëmijëve të saj.

Tri ditë pa bukë për fëmijët

“Po e shtyj jetën duke shikuar nga dera mos po vjen dikush të na sjell diçka”, thotë nëna Bedrije, e cila rrëfen se shpesh i nis fëmijët të uritur në shkollë.

“Dhe kur vijnë nuk kam çka t’iu jap të hanë”.

Kjo familje gjashtë anëtarëshe mbahet nga një ndihmë sociale dhe nga të hollat e pakta që kryefamiljari Naimi siguron me një karrocë dore, duke mbledhur e shitur hekurishte e që nga shitja e tyre nuk arrin të sigurojë as bukën e përditshme.

“Kam qëndruar këtu katër ditë, burri shkoi te një shok i tij të presë dru në mal se kështu e thërrasin shokët dhe e paguajnë pesë ose dhjetë euro kur kanë punë, por ra borë e madhe e ai katër ditë nuk ka mundur të dalë dhe të vijë në shtëpi, kështu që mbeta pa bukë për fëmijët, tri ditë s’kam pas ushqim për fëmijët, çdo ditë e përzieja kapak oriz duke i mashtruar ashtu dhe në të katërtën ditë dola e kërkova një kile miell dhe e gatova një krelanë që të mashtrohen fëmijët”, rrëfen Bedrija vetëm disa nga ditët e saj në skamje, ku edhe drutë e zjarrit i ka të numëruar.

Në këtë familje asnjëherë nuk janë blerë dru për t’u ngrohur, por vetëm ato çka gjejnë rrugës dhe i grumbullojnë për atë ditë apo natë të ngrohen.https://www.youtube.com/watch?v=wZ9qM7QFbBY

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%