Fëmija që lëviz vetëm kur i sheh paratë (Video)

E publikuar: 28/11/2018 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vogëlushja që refuzonte të lëvizte, u nis me shpejtësi kur ia shfaqën një sasi të parave ‘cash’.

Kayla Turner nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e filmonte të bijën Cambrie teksa e motivonte të zvarritej, me ndihmën e disa lodrave, transmeton Telegrafi.

Fëmija gjashtë muajsh, nuk tregonte asnjë interes për të lëvizur, derisa pa paratë dhe u hodh në sulm drejt tyre.

“Kur një ditë i nxora paratë, Cambrie menjëherë deshi t’i merrte. Kështu, provova edhe një ditë tjetër, ndërsa këtë herë e gjirova që ta shohin të gjithë” ka thënë Turner.

Duket se paratë janë një objekt që fëmija nuk i ka parë deri më tani, andaj tregon interes të shtuar për t’i njohur më mirë.

“Që nga fëmijëria është e dhënë pas parave, do të fitojë shumë kur të rritet” ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/