Fëmija me nevoja të veçanta: S’ka asistent, Komuna i ndan binjakët

E publikuar: 03/12/2024 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mentor Mehmetit, në shtator nuk ia pranuan në klasë të parë, djalin që e ka me nevoja të veçanta.

Por, njëjtë ndodhi edhe te shkollimi parafillor, pavarësisht vlerësimit të komisionit komunal se diçka e tillë nuk duhej të ndodhte, raporton Klan Kosova.

Atë e refuzoi, sipas prindit, mësuesja.

Për këtë, ky ishte ankuar tek drejtori i shkollës “Hasan Prishtina” në Milloshevë, por që ai i kishte thënë se pedagogia ka të drejtë.

Veç largimit nga shkolla, 6 vjeçari u nda edhe nga vëllai i tij binjak, mirëpo komunarët po premtojnë se po merren me rastin.

Propozimi që ka dhënë komuna është dërgimi i filloristit në një shkollë tjetër të Obiliqit, që ka asistent mbikëqyrës për këto raste. Por, familja këmbëngul që asistenti të sillet në shkollën e Milloshevës, dhe të mos ndahen binjakët.