A po e fuqizon BE-ja rekrutimin e ekstremistëve xhihadistë në Kosovë si pasojë e politikës së saj zemërngushtë? Kjo mund të jetë rezultat i presioneve ndaj kombit ballkanik i cili ende po lufton që ta arrijë potencial e tij post-konfliktit.
Kosova ka akuzuar BE-në se po e nxitë ekstremizmin me refuzimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj në vitin 2016.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan qytetarët e të cilit duhet të pajisjen me viza për të udhëtuar në shumicën e vendeve të BE-së. Qeveria ka pritur një vendim favorizues në dhjetor dhe përfundim të kësaj kërkese [për viza] vitin e ardhshëm.
“Çështja e liberalizimit të vizave është temë e nxehtë në Kosovë”, thotë Brian Pinkowski, avokat që ka punuar në shumë vende post-konfliktuoze nëpër botë për zhvillimin ekonomik. “Ata e shohim atë që në shikim të parë duken si favore speciale nga BE-ja për Moldavinë e Ukrainën, ndërsa atyre, në kuptimin e plotë të fjalës, po ua mbyllin derën”, thekson më tej ai, transmeton Koha.net shkrimin e “NorthDenverNews”.
Pinkowski, që përfaqëson Odën Afrikane, një grup i cili në mënyrë të suksesshme po ndërton lidhje ekonomike mes Kosovës dhe Afrikës, e ka parë me sytë e vetë se si kufizimet e BE-së në Kosovë e kanë vënë në rrezik ekonominë.
“Vonesat absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm se nxisin ekstremizmin në vend, por edhe rrisin frustrimin në mesin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook.
Fqinjët e Kosovës, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë udhëtuar pa viza në zonën e Schengenit që nga viti 2010. Vendimi për mos-liberalizim erdhi pikërisht në momentin kur Kosova po përballet me vështirësi politike. Partitë opozitare kanë hedhur gaz lotsjellës në Parlament gjatë çdo seance për 2 muajt e fundit duke protestuar kështu kundër një marrëveshjeje të arritur nga BE për të ndihmuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Por, edhe pse erdhi në tryezë me kërkesë të BE-së, nuk dha rezultat të plotë.
Parlamenti kaloi buxhetin e vitit 2016 në një sallë alternative pasi që deputetët opozitarë lëshuan gaz lotsjellës në sallën kryesore. Policia ka arrestuar 13 deputetë opozitarë për këtë arsye.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë merituar udhëtimin pa viza në Zonën Schengen. Por kjo kërkon përgatitje më të mëdha sistematike dhe strategjike të cilat duhet t’i ndërmarrin miqtë e Kosovës dhe autoritetet e saja së bashku më 2016”, ka thënë Gunther Fehlinger, President i Shoqatës Austriako-Kosovare (www.oekg-ks.org)
“Edhe SHBA duhet të ndihmojë dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve të Kosovës në tregun amerikan dhe të përdorë ndikimin e saj karshi BE-së për të siguruar udhëtimin pa viza edhe në Schengen [për qytetarët e Kosovës]”.
“Republika e Kosovës ka raport të fuqishëm me SHBA-të në fushën e politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ekonomik, dhe kjo është demonstruar nga projekti i autostradës së Bechtel-it dhe projekti i termocentralit “Kosova e Re” nga “Contour Global”, të dy këto projekte në vlerë prej 2.6 miliardë euro para të taksapaguesve kosovarë dhe të konsumit të energjisë elektrike”, ka thënë Fehlinger.
Ai thotë se kjo është një përpjekje e madhe për të siguruar përkrahjen amerikane sikurse edhe bashkëpunimin ekonomik i cili megjithatë nuk është konvertuar në lehtësime të mëtejme për qasje në tregun e BE-së dhe SHBA-së.
“Kjo duhet të bëhet urgjentisht për shkak të dy sfidave, që është deficiti tregtar i Kosovës prej 2 miliardë euro, me faktin se importi është 8 herë më i lartë se eksporti, dhe me faktin se gjenerata që e ka kaluar luftën dhe periudhën e pas-pavarësisë tani hyn në treg të punës. Kjo rini po futet në treg të punës pikërisht në kohën kur migrimi legal për punësim në botën perëndimore është në periudhën më të vështirë. Kjo po krijon një gjendje të rëndë të papunësisë së të rinjve e cila mund të zgjidhet deri në një masë me qasjen legale në tregun amerikan dhe evropian të punës. Liberalizimi është i rëndësishëm dhe duhet të ndodhë, por Perëndimi duhet të bëjë më shumë për Kosovën tani”, ka theksuar Fehlinger, transmeton koha.
BE-ja është e ndarë në sovranitetin e Kosovës, vend i cili nuk njihet nga 5 prej 28 shteteve anëtare të bllokut.