Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston nesër

E publikuar: 04/12/2024 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor (nesër), do të zhvillojë sërish një protestë.

Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5.” – thuhet në komunikatë.

Më 14 nëntor, ata kishin protestuar për të njëjtat arsye.