Federata e Greqisë dënohet rëndë nga UEFA për ndeshjen ndaj Kosovës

E publikuar: 15/07/2022 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit e Greqisë është dënuar në total me 31 mijë e 750 euro për dështimin në disa pika në ndeshjen ndaj Kosovës.

Greqia triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Kosovës më 12 qershor, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Këto janë vendimet nga Komisioni Displinor i UEFA-s:

Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve.

Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre.

Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve.

Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje në fushë të lojës