FBI: Disa kandidatë të kabinetit të Trump janë kërcënuar me bombë

E publikuar: 27/11/2024 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa kandidatë të kabinetit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump janë kërcënuar me bombë, njofton FBI.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe, si gjithmonë, inkurajojmë anëtarët e publikut që të raportojnë menjëherë çdo gjë që ata e konsiderojnë të dyshimtë te zbatimi i ligjit”, tha në një deklaratë agjencia.

Zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt konfirmoi se kërcënimet janë bërë të martën dhe të mërkurën.

“Këto sulme varionin nga kërcënimet me bombë deri tek ‘swatting’. Si përgjigje, forcat e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e tjera vepruan shpejt për të garantuar sigurinë e atyre që ishin në shënjestër. Presidenti Trump dhe i gjithë ekipi i tranzicionit janë mirënjohës për veprimin e tyre të shpejtë” tha Leavitt.

Republikanja e Nju Jorkut, Elise Stefanik, të cilën Trump e ka emëruar si ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ishte e para që tha se shtëpia e saj ishte shënjestruar nga një kërcënim me bombë./abcnews.al