Fatos Bytyçi: Provat e reja të ndahen me agjencinë FBI

18.08.2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fatos Bytyçi: Provat e reja të ndahen me agjencinë FBI

Fatos Bytyçi , ka deklaruar se familja e tij insiston që dëshmitë e reja në hetimet rreth vrasjes së tre vëllezërve të tij në Serbi më 1999, t’i dërgohen agjencisë amerikane, FBI.

“Insistojmë që secili përparim ose provë të ndahet menjëherë me FBI-në, në vend se të plasohen me anë të mediave ose politikanëve”, tha Fatos Bytyçi për të përditshmen Danas në Beograd.

Ai ka theksuar se nuk e di se për çfarë provash bëhet fjalë, por zbulimi i tyre pas 16 viteve e aktualizon çështjen se kush dhe përse i ka fshehur.

“Autoritetet e Serbisë kanë pritur me muaj, para se me FBI-në i kanë ndarë provat që i kanë. Për këtë arsye insistojmë në zbulimin e plotë dhe të menjëhershëm te agjencia FBI, e çfarëdo provave të reja ose të përparimit të realizuar”, tha Bytyçi.

Ai ka theksuar se fokusimi i vazhdueshëm në prova të reja është në rregull, por ajo e shmang vëmendjen nga çështja kryesore në këtë rast, që është mungesa e dëshmitarëve.

“Shumë dëshmitarë nuk u besojnë organeve shtetërore. Ka pasur shumë rrjedhje të informacioneve, kërcënime ose frikësime që i kanë dekurajuar dëshmitarët. Porosia jonë është – nëse u besoni organeve shtetërore, tash është koha e duhur për tu paraqitur. Nëse nuk keni besim në pushtetin shtetëror, na kontaktoni neve”, tha Fatos Bytyçi.

Për rastin e vrasjes së vëllezërve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, shkruan edhe e përditshmja “Nashe Novine”, e cila raporton se janë zbuluar tre pjesëtarë të njësiteve speciale anti-terror, që i kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.

Duke u mbështetur në burime të Prokurorisë për krime të luftës, kjo gazetë shkruan se në aktakuzë nuk përfshihet ish-komandanti i xhandarmerisë, Goran Radosavleviq Guri, i cili më parë është përmendur si njëri nga të dyshuarit, pasi kundër tij nuk ka prova.

Shtetasit amerikanë, vëllezërit Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, kishin ardhur në Kosovë nga Nju Jorku, në vitin 1999 për tu bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, TRANSMETON REL.

Ata e kaluan kufirin në Serbinë qendrore ku u zunë dhe u vranë.

Trupat e pajetë të vëllezërve Bytyçi u zbuluan në vitin 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi. (f.b)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit