Fansat serbë i kërkojnë Capital T koncert në Serbi, kjo është përgjigja epike e reperit

E publikuar: 28/06/2021 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Capital T është një ndër reperët më të dashur shqiptar.

Capital T është njëri ndër reperët më të njohur shqiptar, ndërsa fama e tij nuk ndalet në kufijtë e trojeve shqiptare, shkruan lajmi.net.

Reperi jo rrallë herë ndan me fansa imazhe apo video në Instagram për të qëndruar sa më aktiv në rrjete sociale.

Së fundi Kapo kishte një pyetje drejtuar fansave të tij anembanë, ai i pyeti ata se ku do të dëshironin ta shihnin atë duke performuar këtë vit.

Një kërkesë e pazakontë i erdhi reperit nga një fanse serbe dhe sigurisht se ka befasuar jo vetëm reperin por edhe ndjekësit e tij.

Por Capital T nuk e la pa përgjigje fansen e cila i tha se ajo do të donte ta shihte atë në Serbi sepse ‘ai ka fansa atje’.

“Në Serbi të lutem, ke fansa këtu”, ishte kërkesa e fanses.

Ndërsa reperi nuk e la atë pa një përgjigje epike, ai i tha se ai ndoshta do të mbante një koncert atje pasi shteti i tyre të pranonte Pavarësinë e Kosovës duke e shoqëruar me shkrimin “REPUBLIKA E KOSOVËS” duke e shoqëruar me flamurin kosovar.