Familja që jeton në varfëri ekstreme në qendër të Prizrenit

01.07.2015 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Familja që jeton në varfëri ekstreme në qendër të Prizrenit

Njëra ndër familjet që jeton me kushte ekstremist të varfra është ajo e Enver Xhemajlit, ku ai bashkëvuan tani plot 16 vjet me bashkëshorten Kadishen, që është e paralizuar dhe me fëmijët ende të moshës së re, Rionin dhe vajzën e vogël Alma, që për shkak të dhembjes së madhe ndaj së ëmës ajo rritet tek dajat e saj.
I zoti i shtëpisë, Enver Xhemajli, shpjegon se tani e 16 vjet përkujdeset për shoqen e tij dhe me kushte tepër të rënda, jeton vetëm në një dhomë që ka 16 metra katrorë.

“Po ta kisha një shtëpi, vetëm me dy dhoma, më duket edhe të vdisja nuk do të më dhimbej jeta, sepse fëmijëve dua t’ua lë së paku një strehë mbi kokë. Tash jemi në muajin e Ramazanit, muajin e solidaritetit dhe ishalla Zoti ia shton dikujt rahmetin dhe na ndihmon të kemi së paku dy dhoma”, thotë Enveri.

Para as për barna

Enveri merr 55 euro si ndihmë sociale, kurse si person i paralizuar Kadishja merr 75 euro, por ata thonë se vetëm për barnat për Kadishen me udhëzim mjeku në muaj duhet t’i kenë 200 euro. “Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe shpresoj se dikush do të hapë derën, për të na ndihmuar që edhe ne të festojmë këtë muaj të shenjtë”, pohon Enveri për “Kosova Sot”.

Edhe ai është i sëmurë, ka dhimbje koke dhe sëmundje të tjera kronike, por që ende nuk ka shkuar te mjeku, sepse frikësohet mos po i thotë të blejë ndonjë ilaç të shtrenjtë dhe nuk ka mjete t’i përkushtohet vetes, derisa Kadishja është në këtë gjendje.

Ndërkaq, djali i Enverit, Rioni 23- vjeçar, tregon se sa i vështirë është kujdesi për familjen e tij. “Ndoshta jetojmë më së vështiri në Kosovë, por zoti shpirtin nuk ta merr kur të duash, po vetëm kur ai e shkruan këtë”, pohon Kadishja, kurse Enveri i zhytur thellë në mendime thotë se falë ndihmave kanë mbijetuar deri këtu.

E zonja e shtëpisë as që mund të fliste

Të martën, kur e vizituan këtë familje, Kadishja as nuk mund të fliste. Ajo tani e 16 vjet është e paralizuar dhe nuk ka mundësi as dorën ta lëvizë. Ajo nuk arriti të fliste shumë, por një lutje të vetme që kishte është se po e luste zotin tani e 10 vjet që t’ia marrë shpirtin, por ende nuk po vdes. “jam keq, besoni, as për të folur më nuk po mundem”, tha Kadishja, derisa Enveri, edhe pse në moshë 49 vjeçare nuk ka forcë të punojë asnjë punë të vetme.

“Bile, më duket se nuk kam forcë as ta çojë një pako prej pesë kilogramëve. Kjo ka ardhur nga rrënimi im shpirtëror, edhe pse dikur kam punuar shumë punë fizike edhe të rënda. Kam punuar pa ndier lodhjen. Kurrë s’kisha besuar se do të vijë një kohë që unë mos të kem forcë të mos çojë peshën prej 5 kilogramëve. Më besoni, kam bartur deri në tre thasë me çimento menjëherë, që ishin 150 kg. E, tash e shihni si jam bërë medet për mua”, ankohet me plot pikëllim ky burrë që mbi supe ka veç halle.

Dhoma ku jetojnë pa kushte

“Po ta kisha një shtëpi, vetëm me dy dhoma, më duket edhe të vdisja nuk do të dhimbsej jeta, sepse fëmijëve dua t’ua lë së paku një strehë mbi kokë. Tash jemi në muajin e Ramazanit, muajin e solidaritetit dhe ishalla Zoti ia shton dikujt rahmetin dhe na ndihmon të kem së paku dy dhoma”, thotë Enveri duke treguar me dorë se në dhomën ku jetojnë nuk kishte kushte.

“Kadishja është e sëmurë dhe po na duhet tani në këto 10 vjetët të fundit të kujdestarojmë gjatë gjithë natës”, rrëfehet Enveri. Jeta në këtë shtëpi duket se i përket shekullit XV, kurse aty mbijetojnë këtë varfëri ekstreme në qendër të Prizrenit në rrugën “Latif Berisha” numër 1.

Përballë saj është ndërtesa madhore, kurse në një gjysme kati të një shtëpie të rrënuar, jetojnë katër shpirtra të varfër. Ne këtë familje e vizituam nga paslufte për herë të dytë dhe Enveri shpreson se do të gjendet mundësia e kësaj radhe ta ndihmojë ndokush.

Lexoni po ashtu: Prekëse: 15 vite në shtrat, në kushte të mjerueshme (Foto/Video)

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Qorrolli thotë se ka pasur edhe emra të tjerë të propozuar nga Kurti për President

Qorrolli thotë se ka pasur edhe emra të tjerë të propozuar nga Kurti për President

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

OVL UÇK dorëzon në Speciale peticionin kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve

OVL UÇK dorëzon në Speciale peticionin kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve