“Faleminderit…dhe më fal për çdo gjë zemër!” Fjalët PREKESE të Bjordit për Adelën (Foto)

E publikuar: 29/10/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vonuar të shkruajë fjalë për vajzën që i rrëmbeu zemrën nën dritën e kamerave në “Big Brother Albania”, dhe që nga sot nuk ndodhet më mes nesh.

Dhimbja për ndarjen e papritur nga jeta është ende e madhe, por Bjordi ka gjetur forcën për të shkruar fjalë zemre për ndarjen nga jeta të Adelajda Xhamanit, 31-vjeçares e cila këtë mëngjes herët u gjet e pajetë në banesën e saj në Tiranë ku jetonte e vetme, si pasojë e një ataku kardiak.

Nuk ka mundur t’ja thotë dot të gjitha kur ata ishin çift, pasi siç ai shkruan nuk është natyrë “spirituale” dhe Adela e ka ditur këtë, por Bjodri ka shumë për ta falënderuar, edhe pse në fund të fjalëve të tij mjaft të ndjera, e mbyll me një ndjesë.

Bjordi ishte dashuria e saj publike e nisur në spektakël dhe që vijoi edhe jashtë për të përfunduar më tej, ku çifti mori gjithsecili drejtime të ndryshme në jetë. Adela në botën e televizionit si një ndër gazetaret e sukseshshme në botën e showbizzit, dhe Bjordi atë të aktrimit.

Lexoni mesazhin e  tij në Instagram

“Ti e di se sa te veshtire e kam kete pjese, sepse jam natyre cinike, dhe jam e tille pikerisht per te mos u perballur me momente si ky. Ti e di qe nuk me pelqen te flas publikisht, sidomos kur behet fjale per cfare ndjej, por ne fund te fundit kur filluam aventuren tone sebashku e kemi bere perball te gjithve ndaj dhe per kete arsye perball te gjitheve me duhet te them se cfar ndjej. Dhe pse kunder natyres time po i shkruaj kto fjale per ty, per respekt te te gjithe atyre qe te kan dashur, te gjith atyre qe nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell ne zemer sa asnjeri me pare nuk e ka bere.

Ne kto momente nuk di cfare te mendoj e nga tja nis, koka me mbushet me kujtime dhe syte me lot. Adel me vjen shume inat. Me vjen inat sepse je personi me i fort qe kam njohur.

Nuk e kam kuptuar kurre se ku e gjeje forcen te perballoje cfar ke perballuar gjate gjithe jetes tende. Me vjen inat sepse ke luftuar, gjithmone, dhe kjo jo ne menyre figurative, ti ke luftuar vertet per cdo gje qe arrite ne jete dhe sikur mos te mjaftonte, arrite te frymezoje nje gjenerate te tere me forcen tende.Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjo nuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.

Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire. Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje”.

Adela u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Freskut në kryeqytet ku jetonte e vetme. Së fundi ajo kishte nisur një rrugëtim të ri në karrierën e saj, si pjesë e televizionit FaxNews. Më 15 nëntor ajo do të çelte puntatën e parë të emisionit të drejtuar nga vetë gazetarja, “Shtëpia e Adelës”. Një ëndërr, që si shumë pasione të saj, u thyen me ndarjen nga jeta vetëm në moshën 31-vjeçare.

Adela u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të “Big Brother Albani”a, ku spikati për çiltërsinë dhe sinqeritet e saj, me një guxim për të thyer tabutë dhe mentalitetin e qytetit  të vogël të Kavajës prej nga ajo vinte.

/Gazeta Express