Fahrije Hoti, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka sqaruar pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Gjatë deklarimit para mediave, ajo tha se ministri duhet të dal dhe të kërkojë falje për etiketimin e emrit të saj.
“Ka vite që Fahrije Hoti, ka pasur lavdata dhe mirënjohje për rrugëtimin tim personal, bashkë me gratë. E ministri me të vërtetë më ka njollosur”, tha ajo gjatë fjalimit të saj.
“Nuk e fali pa kërkuar falje dhe le të kërkon në gjykatë, le të kërkon në prokurori ku Fahrije Hoti është e dënuar, ose ku ka ndonjë aktakuzë, le të vjen, do të bisedojmë. Jam për t’ju përgjigjur në çdo mënyrë”, tha ajo.